Microsoft dhe Facebook duan ta përshpejtojnë internetin me një kabllo transatlantik 160 Tbps
Me sa e përdorim ne internetin në celular apo nëpërmjet Wi-Fi, pjesa më e madhe e tij është e ndërtuar në kabllo me gjendje të mirë fizike. Si në rastin e fibrave optike të cilat përshkojnë të gjithë Atlantikun. Tani Microsoft dhe Facebook janë bashkuar për të ndërtuar kabllon transatlantik më të fuqishëm të parë deri më sot.
I quajtur MAREA, kablloja është përllogaritur të ketë një kapacitet prej 160 terabitësh për sekonda si fillim, dhe është dizenjuar për t’u rritur teksa teknologjia përmirësohet. Kablloja 6,600 kilometër do të menaxhohet dhe operohet nga Telxius, një kompani e re në fushën e infrastrukturës së telekomunikacionit, dhe do të niset nga Virxhinia, Sh.B.A deri në Bilbao, Spanjë.
Kuptimi i gjithë kësaj? Internet më i sigurt për të gjithë ne.
Kabllot transatlantik përshkojnë Nju Jorkun dhe Nju Xhersin e arrijnë deri në Evropën veriore. MAREA do të jetë i pari i cili do të lidhë Sh.B.A.-në me Evropën jugore, dhe do të vazhdojë rrugën më tej në Afrikë, Lindje të Mesme dhe Azi.
Kompanitë shpresojnë se disa ndarje fizike nga lidhjet ekzistente do t’i ndihmojnë të ofrojnë internet më të fuqishëm dhe të shpejtë në këto zona, pa përmendur këtu shkarkimet e bandwidth-it nga kabllot aktualë.
Konstruksioni i MAREA-s do të nisë në Gusht të 2016-ës, dhe lidhja do të vihet në jetë në Teto të 2017-ës.