Google do të ndalojë së shërbyeri reklamat “Flash” në vitin 2017

Marshimi i vdekjes së Flash-it të Adobe vazhdon. Google njoftoi të Martën se duke filluar që më 30 Qershor, reklamat e ndërtuara në Flash nuk do të ngarkohen më në AdWords apo DoubleClick Digital Marketing – të cilat janë prodhuesit më të mëdhenj të reklamave.

Njoftimi u bë në një postim në Google+, ku Google shtoi se do të ndalonte plotësisht së pranuari reklamat në Flash në 2 Janar të vitit 2017.

Por paralajmërimi i vogël është se reklamat në video Flash do të vazhdojnë të funksionojnë dhe të shërbehen.

Kjo është shenja më e fundit që përdorimi i “Flash” në internet po i vjen me të vërtetë fundi. Dhe kjo është një gjë e mirë, sepse përveç rolit të madh që Flash ka luajtur në zhvillimin e internetit modern, është koha që kjo teknologji të marrë fund.

Jo vetëm që Flash është një shënjestër e dobët dhe e shpeshtë, jo ekzistenca e saj në celularë ka bërë që kjo teknologji mos të ketë një të ardhme të vërtetë.

Madje edhe vetë Adobe e riemëroi Flash në Adobe Animate CC vjeshtën e shkuar.

E megjithatë, Flash ka vazhduar të ekzistojë në pjesën më të madhe të internetit për vetë shkakun se shumë reklamues kanë vazhduar t’a përdorin këtë teknologji për reklamat e tyre. Google është në pozitë të njëjtë si lider i tregut në shfletuesit për kompjuter dhe si platformë reklamash, çka do t’a përshpejtojë “vdekjen” e Flash-it.

Për pjesën e tij, Google ka ofruar mjetet e reklamave në HTML5 për vite me radhë. Dhe vitin e shkuar, e bëri HTML5 luajëtsin e videove të parazgjedhur në YouTube.

Duke shtyrë reklamuesit që të përdorin HTML5 për reklamat e tyre do të jetë një ndër hapat e fundit për t’i dhënë fund përdorimit të Flash-it në shfletuesit e tjerë.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.