Windows 10 do të vazhdojë t’ju përgjojë pa marrë parasysh se sa shumë përpiqeni për t’a ndaluar

Kur ju startoni për herë të parë Windows 10, ju keni mundësinë për të ndryshuar disa parametra që lidhen me mbledhjen e të dhënave nga serverat e Microsoft-it.

Ju mund të ndaloni kompjuterin tuaj për të mos dërguar detaje në lidhje me kontaktet dhe kalendarin, të mos dërgoj të dhënat për të cilat ju shtypni apo flisni, të dhënat e vendndodhjes dhe madje edhe gabimet që ndodhin në Windows dhe raportet diagnostike. Për fat të keq, pa marrë parasysh sa kuti ju nuk zgjidhni, Microsoft ende do të jetë në gjendje të mbledhë informacion nga kompjuteri juaj, me dijeninë ose pa dijeninë tuaj.

Javën e kaluar në Voat, u hap një temë nga një përdorues me emrin e CheesusCrust i cili publikoi zbulimet e tij pasi bëri një analize të trafikut të rrjetit e cila lidhej me telemetrinë dhe mbikqyrjen e tipareve të Windows 10. Rezultatet janë shqetësuese.

Ndërsa sapo kishte instaluar një kopje të re të Windows 10 Enterprise Edition në VirtualBox, përdoruesi bllokoj të treja faqet me opsionet gjurmuese, një nga një. Më pas u largua nga kompjuteri duke e lënë atë në punë për tetë orë gjatë natës, dhe mbasi u kthye ai zbuloi se Windows 10 kishte tentuar të kontaktonte 51 adresa IP-je të Microsoft 5,508 herë.

Pas 30 orësh, mbi 112 adresa IP-je ishin kontaktuar.

Përdoruesi tentoj po të njëjtin eksperiment edhe një herë me një instalim të ri të Windows 10, si dhe instaloj dhe një mjet të palës së tretë të quajtur DisableWinTracking. Ai zbuloi se mjeti ishte thjesht mashtrim për atë që pretendonte se bënte, për shkak se Windows 10 kishte kontaktuar 30 IP 2,758 herë në të njëjtin afat kohor, 30 orësh.

Gordon Kelly shpjegon për Forbes, se marrëveshja e licensës së përdoruesit (EULA) që ju pranoni kur instaloni Windows 10 i jep Microsoft të drejtën ligjore për të mbledhur këto të dhëna. Kjo gjë dihet tashmë, por Microsoft refuzon të shpjegojë se pse ka nevojë për këto të dhëna.

Aspekti më i trishtë i gjithë këtij hetimi është fakti se Microsoft gënjen në momentin kur ju jep mundësinë të bllokoni krakteristikat/tiparet gjurmuese në Windows. Pa marrë parasysh se çfarë bëni, apo çfarë opsionesh ju ç’aktivizoni, Microsoft nuk ka ndërmend të shkoj gjëkundi.