Videot në Instagram do të marrin një përditësim të ri
Numri i një videoje që është parë në Instagram së shpejti nuk do të jetë më një mister.
Instagram sot ka filluar të shfaqë një funksion të ri i cili do të paraqesë numrin e klikimeve në një video, pak a shumë të njëjtë me atë në Facebook, i cili do të shfaqet poshtë videove, në të njëjtin vend ku shfaqen dhe pëlqimet.
Instagram thotë se është duke i dhënë prioritet shikimeve, sepse “kjo është mënyra më e mirë për të treguar se si komuniteti është i angazhuar me videot.” Sipas një postimi në blogun e kompanisë, sasia e kohës që njerëzit shpenzojnë për të parë video në Instagram është rritur duke kaluar mbi 40 për qind.
Klikimet që merr një video nuk do të ketë aspak ndikim tek përdoruesit e përditshëm të Instagram si ju dhe unë, por për krijuesit e njohur të videove, kjo është diçka e rëndësishme për të parë se si përmbajtja e tyre po ecën në Instagram duke e krahasur, le të themi, me Vine apo YouTube.
“Ne mendojmë se është e rëndësishme për të ndihmuar dikë si Zach King, i cili merr 5 milion klikime në ditë, ose Rachel Ryle, e cila merr me qindra mijëra klikime në video, të kuptojnë më thellë mënyrat se si njerëzit angazhohen me videot e tyre.” Është gjithashtu diçka që reklamuesit janë fort të interesuar. Instagram regjistron çdo shikim në video e cila është parë së paku 3 sekonda, diçka identike me çfarë kemi parë në Facebook. Sot kompania do të fillojë testimin e numërimit tek disa përdorues përpara se këtë funksion ta sjell për të gjithë gjatë javëve të ardhshme.