Si të ndizni një pajisje Android pa prekur asnjë buton

Besoj se jeni të lodhur nga fakti që gjithmonë duhet t’a ndizni ose fikni telefonin tuaj kur e fusni në xhep ose e merrni atë nga tavolina? A nuk do të ishte më mirë në qoftë se telefoni juaj do ndizej automatikisht në momentin që ju e kapni atë? Nëse kjo është ajo që ju dëshironi, atëherë aplikacioni që ju duhet për të shkarkuar është Gravity Screen – On/Off, dhe ju kërkon vetëm tre leje.

Duke përdorur sensorët e telefonit tuaj (pozicionin dhe afërsinë), ky aplikacion mund të kuptojë lëvizjet që ju bëni kur fusni telefonin tuaj në xhep dhe automatikisht i bllokon ato. Ai gjithashtu e di kur ju nxirrni telefonin tuaj nga xhepi dhe automatikisht e ndez atë. Ky aplikacion gjithashtu mund të jetë i dobishëm kur butoni juaj i fikjes/kyçjes është prishur.

Pocket Sensor (Sensori i xhepit)

Kur hapni aplikacionin për së pari herë, opsioni i parë që ju do shihni është sensori i xhepit. Ky funksion kupton kur ju keni telefonin të futur brenda në xhepin tuaj. Nëse ju e ktheni telefonin tuaj nën këndin që keni vendosur, telefoni juaj do të fiket. Ju mund të zgjdhni një kënd jo më të lartë se 90 gradë dhe jo më të ulët se 0. Pasi të keni vendosur këndin që ju dëshironi, klikoni në kutinë që thotë “Any Direction” (Flip Cover ). Nëse dëshironi ndonjëherë për të ndryshuar këndin, ju duhet të ç’selektoni këtë opsion para se aplikacioni t’ju lejojë të bëni ndonjë ndryshim.

Pocket Sensor

Table Sensor (Sensori i tavolinës)

Opsioni “lying face up” bën pikërisht atë çfarë emri i tij thotë se bën. Duke zgjedhur këtë opsion, telefoni juaj do të fiket automatikisht kur ju e vendsoni atë në një sipërfaqe të sheshtë me ekran lart. Nëse dëshironi ndonjëherë për të ndryshuar këndin, ju duhet të ç’selektoni këtë opsion para se aplikacioni t’ju lejojë të bëni ndonjë ndryshim.

Table Sensor

Proximity Sensor (Sensori i afërsisë)

Në këtë pjesë të cilësimeve, ju do të gjeni vetëm dy opsione: Ndizeni ose fikeni ekranin sipas afërsisë. Më pëlqen ky funksion sepse mund të aktivzoj ekranin e telefonit tim thjesht duke afruar dorën mbi sensorin e afërsisë.

Proximity Sensor

Turn Screen On By Motion (Ndizeni ekranin me anë të lëvizjeve)

Në këtë seksion të cilësimeve ju do të shihni një shumëllojshmëri opsionesh të tilla si aktivizimin e telefonit kur e lëvizim ose kur e drejtojmë përballë. Kjo zgjedhje paralajmëron përdoruesit që ky funksion nuk mund të mbështetet nga të gjitha pajisjet, dhe në qoftë se është rasti me ju, mund të përdorni mënyrën e afërsisë për të aktivizuar ekranin e pajisjes suaj.

Tek Ndjeshmëria (en. Sensistivity) do të ishte ide e mirë nëse e vendosni atë sa më ulët të jetë e mundur, kjo do të ishte mirë sepse në këtë mënyrë ju do mund të shmangni aktivizimin e ekranit aksidentalisht gjatë ditës.

Nëse e urreni faktin kur ekrani i pajisjes suaj aktivizohet aksidentalisht në xhepin tuaj, atëherë do ju duhet të përdorni karakteristikën “False Turn-On Protection in Pocket” . Aplikacioni ju paralajmëron që duhet të përdorni këtë karakteristikë vetëm kur opsioni “Turn Screen on by Motion” është vendosur në mënyrë korrekte dhe funksionon për ju.

Turn Screen On By Motion

Keep Screen On by Motion (Mbani ekranin ndezur me anë të lëvizjeve)

Duke aktivizuar këtë karakteristikë, ju do të zgjasni kohën e fiksjes së ekranit tuaj pa e prekur atë. Kjo karakteristikë është në gjendje të mbajë ekranin ndezur duke kapur lëvizje të vogla, duke e bërë gjithçka më të lehtë për ju. Karakteristika gjithashtu ju lejon të vendosni ndjeshmërinë e saj nga 0 deri 100. Nëse ju aktivizoni opsionin Booster, karakteristika do të ketë një kohë më të shpejtë për të reaguar.

Keep Screen On by Motion

Kini kujdes këtu, në qoftë se ju fikni ekranin tuaj me anë të butonit të Fikjes, kjo karakteristikë do të interferojë dhe do të aktivizoj përsëri ekranin. Të shohësh ekranin të ndizet vetë është shumë e bezdisshme. Kjo është arsyeja pse ju rekomandojmë që të aktivizoni “Power Button Support” i cili gjendet në seksionin “More Settings”.

More Settings

Siç mund t’a shihni, ky aplikacion ju ofron një sasi të madhe opsionesh, dhe kjo është ajo çfarë ne të gjithë duam.