Facebook Messenger për Android më në fund merr përditsimin e Material Design
Facebook Messenger në përgjithësi është dukur i njëjtë në të gjitha platformat, duke vazhduar kështu me versionin ueb, atë iOS, dhe në aplikacionin Android. Por me sa duket, aplikacioni i mesazheve në Android është përditësuar dhe tani ka një pamje që e karakterizon atë. Përditësimi më i ri i aplikacionit përshtatet tashmë me udhëzuesin e Material Design që Google fuqimisht u ka sugjeruar zhvilluesve të aplikacioneve që nga viti i kaluar.
David Marcus drejtues i Facebook Messenger njoftoi se ata më në fund janë duke i dhënë një pamje të re aplikacionit, pas kërkesave të shumta për Material Design. Ai pranon se u mori atyre një kohë të gjatë, sepse dëshironin që gjithçka të shkonte drejtë dhe se përdoruesit e tyre “me të vërtetë do e shijojn këtë evolucion.” Por tani ju do të jeni në gjendje të shihni elementët e dizajnit që keni parë tek aplikacionet e tjera, duke përfshirë atë butonin “+” nga i cili mund të filloni një bisedë të re menjëherë.
Por përveç riorganizimit të dizajnit, nuk duket të ketë ndonjë ndryshim tjetër apo karakteristikë sa i përket këtij përditsimi. Por kjo është në rregull për mua sepse ky dizajn me jep atë ndjesinë sikur kam një aplikacion të ri. Megjithatë, disa uebsajte kanë vënë re, se Messenger i ri tani, ngjason shumë me Google Messenger, të cilin disa prej jush mund të jenë duke e përdorur gjithashtu.
Përditësimi është lëshuar tashmë dhe pritet të vij tek ju në çdo moment.