Google vë në dizpozicion që nga sot Android N, versionin paraprak për zhvilluesit

Nuk kemi parë shumë detaje në lidhje me Android N, por sot që nga ky moment është zyrtarisht në dispozicion. Të themi të drejtën, kjo ishte e papritshme. Google sapo njoftoi se softueri është në versionin ‘paraprak për zhvilluesit’ dhe është për ata njerëz që duan t’a testojnë.

Android N përfshin një funksion të ri multitasking, një panel njoftimesh të ridizenjuar, dhe përmirësime sa i përket karakteristikës Doze për ruajtjen e jetëgjatësisë së baterisë. Versioni paraprak do të jetë në dispozicion për Nexus 6P, Nexus 5X, Nexus 6, Pixel C, Nexus 9, Nexus Player dhe për telefonin Android One të quajtur General Mobile 4G.

Lajmi më i madh këtu është ndoshta ndarja e ekranit, multitasking. Ky tipar ju lejon të hapni dy aplikacione në të njëjtën kohë, krah njëri-tjetrit, dhe punon si në tableta ashtu edhe në smartphona. Duket shumë e ngjashme me atë që kompanitë e tjera, duke përfshirë Samsung dhe Apple, tashmë ofrojnë.

Multitasking

Paneli i njoftimeve gjithashtu do marrë një ridizenjim të madh. Ka një mënyrë të re për aplikacionet të cilët lejojn përdoruesit të përgjigjen direkt nga paneli i njoftimeve, një tipar që Hangouts tashmë e gëzon. Ndërfaqja e re duket që lejon aplikacionet të tregojnë më shumë informacion se versioni i tanishëm i Hangouts. Përveç kësaj, nuk ka më “njoftime të grumbulluara”, të cilat lejojnë aplikacionet të vendosin mesazhe të shumta në një njoftim(kartë) të vetme e cila mës pas mund të zgjerohet për të treguar më shumë detaje.

Quick Reply

Së fundi, Doze në Android N do të jetë në gjendje të ruaj jetëgjatësinë e baterisë në çdo moment kur ekrani është i fikur, ky tipar aktivizohej vetëm kur telefoni “flinte” për një periudhë të gjatë kohore. Kjo do të thotë se vetëm njoftimet me “prioritet të lartë”, do të shfaqen sa herë që ekrani është i fikur.

Doze

Më tepër mund të lexoni në faqen në zyrtare të Google më poshtë, ku do të gjeni dhe lidhjen për të marrë Android N Developer Preview.