Huawei MateBook: një tablet/laptop shumë i hollë, 12-inç dhe hibrid

Barcelonë — Përgjatë javës së Kongresit Botëror Mobile, e cila fillon të hënën 22 Shkurt, Huawei “ngacmon” me një njoftim plot stil.

Me sa duket, kompania sjell një tablet me sistem operimi Windows shumë të hollë, 12inç, me stil të gjithëanshëm, i cili është tableti më i madh që Huawei ka lançuar ndonjëherë.

huawei 2

Huawei MateBook është një tablet me tastierë/kover hibride, me përbërje lëkure e cila është e shkëpuetshme nga tableti, çka e pozicionon tabletin si një konkurent të Surface/Surface Pro. Por me një trashësi 6,9 mm, është më shumë tablet se sa ndonjë pre Surface-ve.

Ka një ekran 2K i cili zë 84% të pjesës së përparme të pajisjes. Është i përbërë nga alumini, peshon 640 gram, dhe ka një bateri që siguron 9 orë luajtje të videove HD, Sipas Huawei. Ka një skanues të shenjave të gishtave në anë të pajisjes, me të cilën Huawei pretendon se është shumë e shpejtë dhe e besueshme.

Koveri i shkëputshëm ka taste të tastierës shumë të mëdhaja, madje shumë më të mëdhaja se të MacBook air, dhe një kursor komandimi prej qelqi. Përkulet pak kur shkruan, por Huawei thotë se do ta rregullojë këtë çështje para se të dalë në treg.

Dhe sa për lapsin, të quajtur MatePen, përveç se ka funksionin e një lapsi të zakonshëm, ka edhe një tregues lazer të mbi ndërtuar për prezantimet, dhe dy butona të tjerë në pjesën e përparme, të cilët mund të përdoren për të kryer operime shtesë, si për shembull për të hapur aplikacione të posaçme. Falë sensorëve të mbi ndërtuar, ju nuk do t’ju duhet as të prekni ekranin me të për të kryer funksione të ndryshme, mjafton t’a afroni pranë ekranit dhe treguesi do të shfaqet, dhe më pas mund të shtypni butonin për të kryer butonat. Dhe së fundmi, ndjen 2048 nivele të shtypjes, çka do të thotë që ju do të merrni rezultate të ndryshme në disa aplikacione në varësi se sa shumë e shtypni lapsin.

MateBook do të vijë në një variacion konfigurimesh, duke filluar nga variacioni $699, i cili ka një procesor Intel Core m3, RAM 4GB dhe memorje 128GB. Konfigurimi më i mirë do të ketë një CPU Intel Core m7, RAM 8GB, memorje 512GB por do të kushtojë $1,599.

Huawei MateBook do të jetë i disponeshëm në Azi, Europë dhe Amerikën e Veriut në muajt e ardhshëm në dy ngjyra: gri edhe të artë.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.