Samsung zyrtarizon tek KBM 2016 Galaxy S7 dhe S7 edge
Ky është njërez! Me shumë mundësi lajmi më i madh që vjen nga Kongresi Botëror Mobile, zyrtarizohen Samsung Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge.
https://www.youtube.com/watch?v=cyohHyQl-kc
Pas shumë muajsh thashetheme, Samsung më në fund ka prezantuar pajisjet e tij të reja në Barcelonë. Samsung ka përmirësuar dizajnin industrial të linjës Galaxy S për të ofruar atë që shumë prej klientëve të tij kërkuan, duke filluar me: një bateri më të madhe, mbështetje për kartë microSD, hidroizolim (IP68), perfomancë të shkëlqyer të kamerës në rastet kur ndodheni në një vend me pak dritë dhe më tepër.
Për serinë Galaxy të vitit 2016, Samsung ka përsosur gjërat, por jo revolucionarizuar siç bëri vitin e kaluar. Këtë vit, Samsung vendosi të ndaj ekranet e Galaxy S7 në dy madhësi: 5.1 inç për Galaxy S7, dhe 5.5 inç për Galaxy S7 Edge dhe dizajnin e tij të veçantë, i cili vjen i lakuar në të dyja anët.
Shumica e përdoruesve do t’a shohin Galaxy S7 si më të arsyeshëm për t’a përdorur, por përdoruesit që duan më shumë energji do të vlerësojnë Galaxy S7 Edge dhe karakteristikat e tij produktive.
Por le të flasim pak për karakteristikat që sjellin këta dy telefona.
Brenda tyre, do të gjeni 4 GB RAM dhe një proçesor Qualcomm Snapdragon 820 (për versionin që do dal në SHBA) ose çipin e fundit Exynos 8 nga Samsung (tek versioni ndërkombëtar). Samsung dëgjoi ankesat sa i përket jetëgjatësisë së baterisë tek Galaxy S6 dhe këtyre ankesave ata ju përgjigjen me një bateri 3000mAh në Galaxy S7 dhe 3600mAh tek S7 Edge. 32 GB do jetë opsioni i vetëm sa i përket hapësirës, por i shumë kërkuari microSD është rikthyer duke ju ofruar mundësi të zgjeroni memorien tuaj deri në 200GB. Kur vjen puna tek kamera, rezolucioni ka pësuar rënie në 12MP për kameran mbrapa, por tani ka një lente më të ndritshme ƒ/1.7, autofokus shumë të shpejtë, OIS dhe shkrepje të shpejtë.
Galaxy S7 dhe S7 Edge shënojnë fillimin e epokës Marshmallow për Samsung. Kompania Koreane është munduar të sjell një pastrim të përgjithshëm të ndërfaqes, me një gamë ngjyrash të thjeshta në disa vende. Gjithashtu ka shtuar dhe disa karakteristika të reja, ku vlen për t’u përmendur funksionaliteti “Always on display” kur ekrani është i fikur dhe një “formë” të dedikuar për lojrat. I ashtuquajturi “edge UX” tek GS7 Edge është përmirësuar duke shtuar një kolonë tjetër shkurtesash, e cila tani ju ofron më shumë aplikacione. Sa i përket kësaj karakteristikë do flasim më tepër në një tjetër artikull dedikuar vetëm për të.
Më poshtë kemi listuar karakteristikat e plota të të dy flagship-ëve:
Proçesori: | Qualcomm Snapdragon 820 ose Exynos 8 | Qualcomm Snapdragon 820 ose Exynos 8 | |
Ekrani: | 5.1″ Quad HD Super AMOLED (2560 X 1440, 577ppi) | 5.5″ Quad HD Super AMOLED (2560 X 1440, 534ppi, Edge Screen) | |
RAM: | 4GB LPDDR4 | 4GB LPDDR4 | |
Hapësirë: | 32GB (UFS 2.0) + microSD (deri në 200GB) | 32GB (UFS 2.0) + microSD (deri në 200GB) | |
Kamera: | Mbarap: Dual Pixel 12MP / 5MP, (F1.7), Smart OIS | Mbrapa: Dual Pixel 12MP / 5MP, (F1.7), Smart OIS | |
Bateria: | 3,000mAh (e pa lëvizshme) | 3,600mAh (e pa lëvizshme) | |
OS: | Android 6.0 Marshmallow | Android 6.0 Marshmallow | |
Madhësia: | 142.4 x 69.6 x 7.9mm | 150.9 x 72.6 x 7.7mm, | |
Pesha: | 152g | 157g | |
Rrjeti: | LTE / 3G / 2G | LTE / 3G / 2G | |
Lidhjet: | WiFi 802.11 a/b/g/n/ac (2.4/5GHz), MIMO, Bluetooth v 4.2 LE, ANT+, USB 2.0, NFC | WiFi 802.11 a/b/g/n/ac (2.4/5GHz), MIMO, Bluetooth v 4.2 LE, ANT+, USB 2.0, NFC | |
Ngjyrat: | Argjend / e Zezë / Ari / e Bardhë | Argjend / e Zezë / Ari / e Bardhë |