fbpx

Adblock Plus tregon arsyen e vonesës së shtojcës së tyre në Micosoft Edge

Një nga karakteristikat që shumë përdorues të Windows 10 kanë qenë duke pritur që me daljen e sistemit të ri operativ është lançimi i shtojcave në shfletuesin e ri të Microsoft, Edge. Ata janë diçka që na janë premtuar që me daljen publike të Windows 10 dhe Edge, por vetëm tani po fillojnë të dalin në sipërfaqe për një grup të zgjedhur përdoruesish që marrin pjesë në programin e Windows Insider, i cili përdoret për të testuar karakteristika dhe programe para se dalin zyrtarisht për publikun e gjerë.

Disa ditë më parë, Windows 10 ndërtimi 14291 u vë në dispozicion për Windows Insiders dhe me në fund, bashkë me të erdhën shtojcat për Edge si Microsoft Translator, Mouse Gestures dhe Reddit Enhancement Suite. Një citim nga Microsoft konfirmoi edhe lançimin e shtojcave të ardhshme si Adblock, Adblock Plus, Amazon, LastPass, dhe Evernote.

Adblock

Një ditë më parë, një përdorues në Twitter pyeti direkt Adblock Plus se pse shtojca e tyre nuk ishte përfshirë në fazën fillestare të testimit dhe përgjigja ishte se ata në thelb janë duke pritur për konfirmimin e Microsoft. Me sa duket Microsoft thjesht dëshiron të testojë funksionalitetin e shtojcave në një shkallë të vogël para se të zgjerohet me shpejtësi.

Adblock është një shërbim tepër i diskutueshëm që bllokon reklama që shfaqen në faqe të ndryshme interneti. Ndërsa disa përdorues e përdorin atë për shkak të kodeve shqetësuese që përdoren në reklama, një pjesë tjetër e përdoruesve e përdorin atë thjesht sepse i shohin reklamat si diçka të bezdisshme. Popullariteti i tij ka pasur një efekt tepër dramatik në uebsajte të ndryshme, duke bërë të mundur edhe mbylljen e tyre për shkak të rënies së përfitimeve.