Zyrtarizohet LG G5: Gjithçka çfarë ju duhet të dini

Flagship-i i ri i Lg-së, LG G5, tani është zyrtarizuar. Nëse na keni ndjekur me vëmendje këtu në gjbiteam.com, me shumë mundësi keni parë lajme dhe thashetheme të ndryshme në lidhje me flagship-in më të fundit të LG-së. Por tani nuk ka më nevojë për spekulime sepse LG G5 është zyrtarizuar pak më parë tek Kongrësi Botëror Mobile (KBM 2016).

Pajisja vjen me pothuajse të njëjtat karakteristika të parashikuara nga ne, LG G5 sjell ndryshime të konsiderueshme në krahasim me flagship-in e mëparshëm të LG-s. Bazuar tek një ekran i vogël 5.3″, trupi i tij prej metali sjell një frymë të re në linjën e flagship-ve të LG-së me disa karakteristika të denja. LG G5 ka përmasa 149.4 x 73.9 x 7.7mm dhe peshon 159 gram.

LG G5_

Ndryshe nga dizajni i tyre i kaluar, G5 rikthen butonat e volumit dhe atë të ndezjes anash telefonit. Këtë gjë nuk e kemi parë që nga LG G origjinal. Skaneri i shenjave të gishtave tani ndodhet poshtë kameras kryesore, aty ku ndodheshin butonat tek telefonat e kaluar.

Ekrani 5.3 inch Quad HD Quantum përsëri është përmirësuar. Jo me një ndryshim të madh, por LG përmendi se ekrani është më efiçent ndaj baterisë krahasuar me versionet e mëparshme. Gjithashtu është e implmentuar dhe karakteristika “Always On display” e cila ofron përdorim më të gjatë të ekranit. Ajo është pjesë e ekranit kryesor, dhe përdor vetëm një çerekun e ekranit e cila ndihmon për të kursyer baterinë. LG pretendon se “Always On display” zvogëlon nevojën e hapjes së telefonit tuaj për të kontrolluar kohën dhe njoftimet. Ata gjithashtu theksuan se kjo karakteristikë shpenzon bateri diku mes 0.3 për qind dhe 0.8 për qind për një orë, edhe pse kjo ndryshon në varësi se sa shpesh ka nevojë për të rifreskuar informacionin e afishuar (dmth sa shpesh ju merrni njoftime).

LG G5_1

Nëse ju kujtohet çështja mbinxehjes tek çipi Snapdragon 810 për të cilën u fol shumë, LG me zgjuarsi vendosi të përdorë çipin Qualcomm Snapdragon 808 në LG G4. Fatmirësisht, gjërat janë përmirësuar në anën e Qualcomm, dhe G5 me krenari është duke përdorur Snapdragon 820, i cili është aktualisht më i mirë në treg.

Çipi Snapdragon 820 vjen së bashku me 4GB RAM dhe duhet të sigurojë një perfomancë tepër të mirë, të paktën në letër sepse akoma se kemi bërë provë. Pajisja gjithashtu vjen me 32 GB hapësirë e zgjerueshme nëpërmjet kartës microSD që mund të pranojë deri në 2TB.

LG fatkeqsisht ka zgjedhur një bateri të vogël 2,800mAh, për arsye që ne nuk mund t’i dimë. Ata nuk dhanë hollësira mbi jetëgjatësinë dhe efikasitetin e baterisë por fatmirësisht ajo është e lëvizshme.

G5 ka një kamer të dyfishtë në pjesën e pasme, njëra është 16 megapiksel kurse tjetra 8 megapiksel. Të dy kamerat ndodhen anash sensorëve dhe dritës LED, ku njëra lente ka një kënd standart 78 gradë kurse tjetra (8MP) vjen me një kënd të gjerë 135 gradë, e cila sipas LG-së është lenteja “me këndin më të gjerë në dispozicion në çdo kamer”. G5 sjell një kamer para 8 megapiksel, e cila ka përmirësime të vogla në krahasim me G4-ën.

LG G5 Camera

Ndoshta tipari më i rëndësishëm i G5-ës pa dyshim është mjeti i mrekullueshëm që sjell atë dizajnin modular. Në thelb është një “sirtar” nëse mund t’a quajmë kështu i cili nxirret nga thellësia e telefonit. Aty strehohet bateria e telefonit dhe mund të përdoret për të vendosur module shtesë në pajisjen. Kjo përfshin një modul kamera të quajtur LG Cam Plus, e cila ofron disa tipare kryesore që kemi parë tek kamerat standarte. Sipas LG-së edhe prodhues të palës së tretë mund të krijojnë aksesor të ndryshëm modular.

LG G5_Modular

Sa i përket softuerit, LG G5 vjen me Android Marshmallow 6.0.1 të ndërthurur me ndërfaqen e LG-së. LG nuk përmendi se kur do të lançohet apo çfarë çmimi do të ketë. Çfarë mendoni rreth G5-sës?