Zyrtarizohet Meizu M3 Max
Edhe një herë këtë vit, fabletët duket se po marrin shumë vëmendje. Në tregun kinez, ne kemi parë tashmë dy smartfonë të mirë +6-inch, Nubia Z11 Max dhe Xiaomi Mi Max. Tani, Meizu është këtu për t’iu bashkuar festës me fabletin e tij më të ri Meizu M3 Max.
Meizu M3 Max vjen me një dizajn të njohur Meizu, i cili përfshin një trup të gjithin prej metali me përpunimin e dyfishtë CNC. Dizajni duket goxha i mirë (i ngjashëm me Meizu M3E) dhe është në diispozicion në katër ngjyra. Ju keni mundësi për të zgjedhur midis Shampanjë Ari, Gri, Argjendi dhe Ari në të rozë. Është shumë i hollë, vetëm 7.9mm (Përmasat e plota: 163,4 x 81,6 x 7.94mm). Të gjitha portat duket se janë të vendosur në pjesën e poshtme të pajisjes, duke përfshirë portën USB Type-C, atë të kufjeve dhe altoparlantëve. Ashtu si gjithmonë, skaneri i shenjave të gishtave është vendosur nën Home.
Brenda, M3 Max vjen me një proçesor Helio P10 okta-core i sinkronizuar në 1.8GHz. Ekrani është një 6-inch IPS panel LCD me rezolucion 1080p. Sa për memorien, do të ketë 3GB RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme, të cilën mund ta zgjeroni deri në 128GB nëpërmjet microSD.
Në pjesën e pasme, Meizu M3 Max vjen me një kamer Sony IMX258 13MP me aperturë f/2.2, PDAF dhe blic të dyfishtë LED. Para ndodhet një kamer 5MP.
Brenda, Meizu M3 Max vjen me një bateri 4100mAh e cila mbështet teknologjinë e karikimit të shpejtë. Kjo nënkupton se telefoni arrin të karikohet deri në 45% për gjysëm ore. Kjo është shumë e mirë duke pasur parasysh madhësinë e baterisë në bord. Karakteristika të tjera të pajisjes janë mjaft standarde si Wi-Fi, Bluetooth, VoLTE, infrared, etj.
Ky fablet i ri nga Meizu ka një çmim prej 1699 juan ($ 255) dhe për momentin ka vetëm një version (3GB + 64GB). Telefoni do të dalë në shitje nga 15 Shtatori dhe rezervimet për shitjet fillojnë sot.