Si siguria në iOS po e bën më të vështirë riparimin e iPhone-ve të fundit

Disa përdorues të iPhone 6, të cilët kanë dërguar telefonin e tyre për riparim tek teknikë të palës së tretë po raportojn se një gabim misterioz “error 53” po bllokon iPhone-t e tyre përgjithmonë. Përdorues të cilët kanë rregulluar Touch ID-në e iPhone 6 tek teknikë jo të autorizuar nga Apple, në momentin që kanë vendosur për të përditësuar telefonin e tyre në versionin më të fundit të iOS, janë përballur me një çështje e cila në thelb bllokon aksesin në të gjithë iPhone-in.

Një fotograf me emrin Antonio Olmos është një përdorues i iPhone 6 i prekur nga ky problem, i cili kishte riparuar iPhone-in e tij në Maqedoni ndërkohe që ishte me punë. Ai tha se pas riparimit të ekranit dhe butonit Home, telefoni “ka punuar përkryer”, por në momentin që ai sapo ka përditësuar telefonin në versionin iOS 9 në ekran i është shfaqur një gabim “error 53”, gabim i cili nuk e ka lejuar të aksesoj asnjë përmbajtje në telefonin e tij personal. Një dyqani në Londër, i autorizuar nga Apple, ju është paraqit si problem, dhe stafi ka pranuar se nuk mund të bëj asgjë për të përveç se t’i shesë atij një iPhone të ri.

Touch ID_2

Kyle Wiens nga iFixit, tha se çështja, megjithëse ende e paqartë, duket se ka të bëj me origjinalitetin e komponentëve. Pasi një teknik i palës së tretë ndryshon butonin Home apo kabllon e brendshëm, iPhone kontrollon dhe sigurohet që të gjithë komponentët origjinal po veprojnë në telefon, dhe nëse ka ndonjë mospërputhje përdoruesi do të përballet me mesazhin “Error 53” dhe nuk mund të aksesojnë të dhënat e tyre. Sa i përket këtij gabimi edhe në këtë rast është ende e paqartë se në cilin version të iOS është implementuar kjo karakteristikë, e cila ju mban larg aksesit të iPhone-it tuaj.