Tableti i parë Ubuntu mund të kthehet në një PC të plotë

Është momenti që fansat e Ubuntu kanë qenë duke pritur me kohë. Canonical, kompania e cila është pas sistemit operativ me burim të hapur, më në fund ka prezantuar tabletin e saj të parë Ubuntu, të Enjten. Premtimi i konvergjencës kurrë nuk është ndjerë kaq afër.

Tableti 10.1-inch, i cili në fakt është vetëm një version i modifikuar i Aquaris M10, ka të instaluar versionin e fundit të softuerit Ubuntu. Dhe sjell ndërfaqen e përdoruesit që bazohet në prekje se bashku me eksperiencën e dritareve në PC. Mund të kaloni mes tyre lirshëm ose thjesht lidheni në një monitor për të krijuar një kompjuter Ubuntu.

Pajisje të konvergjuara

Tableti Aquaris M10 Ubuntu Edition ofron harduer mesatar mjaft standart, ku përfshihet një ekran 10.1-inç 1280 x 800 piksel, një proçesor MediaTek 1.5GHz dhe 2GB RAM. Këto specifika nuk do t’ju mahnisin, por duhet të jenë mjaftueshëm të fuqishëm për softuerin e Canonical. Pajisja gjithashtu është e lehtë, kompakte dhe supozohet gjithashtu që është edhe goxha fortë.

Ëndrra e Canonical sa i përket konvergjencës ka qenë rrotull për një kohë, por në këto momente kompania përballet me një konkurrencë të vërtetë. Microsoft është duke lëvizur në të njëjtin drejtim me softuerin e saj Continuum, megjithëse ende vlerësohet si një punë në progres, dhe kompani të tjera ka të ngjarë t’a ndjekin. Ubuntu ka ende mundësi të ketë sukses, por pas vitesh vonesë ky mund të jetë shansi i tyre i fundit.