Keni QuickTime në kompjuterin tuaj? Ç’instalojeni atë menjëherë!
Firma e sigurisë “Trend Micro” thotë se ka zbuluar dy mangësi kritike në sigurinë e programit të Apple “QuickTime” e cila mund t’u hapë rrugë sulmeve të hakerave në PC-në tuaj.
Dobësia mund të rrezikojë përdoruesit nëse ata vizitojnë një faqe web apo hapin një skedë të injektuar me përmbajtje dashakeqëse.
Deri më tani, Trend Micro nuk ka dëgjuar për ndonjë sulm kibernetik të zhvilluar nëpërmjet gabimit në fjalë. Por kompania raporton për GJBITeam se Apple po e ndalon mbështetjen për QuickTime në sistemin operativ të Microsoft dhe nuk do të rregullojë gabimet, kështu që është e mundur që hakerat mund t’i shfrytëzojnë ato në të ardhmen.
Bashkë Trend Micro edhe Departamenti Amerikan i Sigurisë së Vendit kanë dhënë alarmin për ta ç’instaluar këtë program për t’i ulur shanset për të rënë pre e ndonjë sulmi. Megjithatë, përdoruesit e OS X nuk duhet të shqetësohen, pasi QuickTime për Mac vazhdon të mbështetet.
Ne e kemi kontaktuar Apple për ndonjë koment në lidhje me këtë lajm, dhe do ta përditësojmë këtë postim nëse marrim ndonjë përgjigje.