Japonia do të fillojë të testojë shenjat e gishtërinjve si “monedha”
Këtë verë, qeveria Japoneze do të fillojë të testojë një sistem i cili lejon turistët e huaj të verifikojnë identitetin e tyre dhe të blejnë mallra dhe shërbime duke përdoru asgjë tjetër, veçse shenjat e gishtave.
Përpara vitit 2020, kur do të mbahen Lojrat Olimpike dhe Paralimpike të Tokios, Japonia kërkon që të parandalojë krimin dhe të çlirojë turistët nga stresi i humbjeve të parave ose kartave të kreditit. Ky eksperiment do të lejonte qeverinë të vlerësojë sistemin përpara se të bëjë ndonjë ndryshim para Lojrave Olimpike.
Eksperimenti do të karakterizohet nga skanues të shenjave të gishtave në qendra tregtare të populluara në qendrat turistike, në total 300 dyqane suvenirësh, restorante, hotele dhe ndërmarrje të tjera. Megjithatë, pasaporta do të kërkohet për të bërë check-in në hotel, sipas rregullave të qeverisë aktuale, edhe pse sipas ligjit shenjat e gishtave tuaj do t’ju lejojnë të kryeni blerje të ndryshme gjatë qëndrimit tuaj.
Tetorin e vitit të shkuar, parku Huis Ten Bosch në Nagasaki prezantoi një sistem të tillë, dhe raportoi se funksiononte mirë. Sipas një zëdhënësi të kompanisë:
“Sistemi është mirëpritur nga klientët, duke përfshirë ata me fëmijë, duke qenë se i ruan ato nga telashet e nxjerrjes së portofolit të tyre.”
Japonia do të fillojë gjithashtu të testojë një sistem i cili do të lejojë nënshtetasit e vet të tërheqin para nga bankomatet, një përpjekje për të rritur sigurinë dhe të reduktojë rastet e transaksioneve të mashtruara me kartat e vjedhura.
[button link=”http://the-japan-news.com/news/article/0002859676″ icon=”arrow-right” window=”yes”]Shenjat e gishtave do të fillojnë të testohen si “monedha” në The Japan News[/button]