iPhone SE del jashtë stokut!

Edhe pse nuk pati entuziazmin e lançimit të një iPhone-i të gjeneratës së re, iPhone SE vazhdon të ketë një kërkesë shumë më të madhe se disponibiliteti i njësive në Apple Store, ndërkohë që shumica e dyqaneve janë komplet jashtë stokut dhe porositë e reja do të vazhdojnë të presin për ca kohë.

Screen-Shot-2016-04-06-at-105751-AM-l

Dhe duket me të vërtetë se iPhone SE është një hap i vogël pre gjiganti për Apple. Kërkesa jashtëzakonisht e lartë për produktin, sidomos për modelin 64GB, kanë bërë që pajisja të dalë jashtë stokut.

Sipas Apple, klientët duhet të presin edhe pak kohë deri sa produkti të jetë përsëri i disponueshëm nëpër dyqane.

Përse të gjithë po blejnë iPhone SE?

Menjëherë pas prezantimit të iPhone SE, Apple mori shumë kritika nga shumë përdorues dhe konkurrentë për “hapin prapa” që ndërmori, por pjesa tjetër e ka pëlqyer tej mase këtë hap, deri sa e nxori produktin jashtë stokut fare.

Përmasat.

Një nga arsyet kryesore pse të gjithë po e blejnë këtë produkt është madhësia e tij. Të gjithëve na kishte munguar ai ekrani i vogël e kompakt 4 inç. Mund të mbahet lehtësisht në dorë dhe mund të futet lehtësisht në xhep gjithashtu.

Karakteristikat.

Së dyti, karakteristikat e tij janë të mahnitshme. Dhe e vetmja gjë që nuk shkonte në iPhone-t tanë aktual (iPhone 5S e poshtë) ishin karakteristikat e vjetruara. Por me ardhjen e iPhone SE, e gjithë loja ndryshoi. Një kamera super kualitative iSight 12MP, Video 4K, Procesor A9, GPU M9. Çfarë mund të kërkosh më shumë?

Çmimi.

Gjatë prezantimit të tij, Apple e cilëson atë si iPhone-in më të lirë ndonjëherë. Dhe me të vërtetë është i tillë. Jam i sigurt që çmim ka qenë i përballueshëm për një pjesë të mirë të blerësve në të gjithë botën.

Bateria.

Mendoj se bateria e përmirësuar është qershia mbi tortë e këtij produkti. Sipas testimeve të kryera nga përdoruesit e pajisjes, jetëgjatësia e baterisë është mbresëlënëse. Mund të përdoret për 10 orë rresht, dhe të qëndrojë i ndezur për rreth 40 orë. E besoni dot?

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.