[Windows] Si të kontrolloni shëndetin e baterisë së laptopit tuaj
Dimë që bateritë e laptopit konsumohen me kalimin e kohës. Disa zgjasin më shumë, disa të tjerë më pak, por asnjë nuk zgjat përgjithmonë. Nëse keni një bateri që zgjat jo më shumë se 10 deri në 15 minuta është e qartë që ka nevojë për zëvendësim por nëse bateria juaj vazhdon të zgjasë akoma dhe dëshironi të dini gjendjen e saj, mund të përdorni mjetin e ndërtuar brenda në Windows për të marrë një informacion të tillë. Ja se si:
Në Windows 7
Fillimisht hapni Command Prompt, duke shkuar Start > tek shiriti i kërkimit shkruani CMD dhe Enter. Më pas shkruani këtë komandën:
powercfg/energy
Komanda do të marrë pak kohë për tu ekzekutuar plotësisht dhe në momentin që ekzekutohet, do t’ju tregojë se ku është e ruajtur raporti i energjisë. Hapni raportin në shfletuesin tuaj dhe kërkoni për seksionin Battery Information. Informacioni që ju duhet për të ju treguar se sa mirë bateria juaj po performon është vlera e Design Capacity dhe vlera e Full Charge.
Ju mund të shihni në screenshot-in më poshtë se Full Charge është më i lartë se Design Capacity në sistemin që ekzekutuam këtë komandë. Bateria në fjalë nuk është origjinalja e laptopit dhe karikohet më shumë se kapaciteti i projektuar për një bateri e cila duhet të përdoret për këtë laptop.
Në qoftë se vlera e juaj tek Full Charge është dukshëm më e ulët se sa kapaciteti projektimit atëherë bateria juaj është duke u konsumuar. Në qoftë se është shumë më e ulët duhet filloni të mendoni për ta zëvendësuar atë. Mund të ndodh gjithashtu që një bateri mund të vazhdojë të zgjasë më shumë se një orë dhe papritmas të ndaloj të karikohet.
Në Windows 8 dhe 10
Hapni Command Prompt, duke shkuar tek Cortana dhe më pas duke shkruar tek shiriti i kërkimit CMD dhe Enter. Më pas shkruani këtë komandën:
powercfg/batteryreport
Prisni disa sekonda që raporti të gjenerohet dhe pastaj hapeni atë në shfletuesin tuaj. Windows 8 dhe 10 ju jep një raport të formatuar mirë dhe të lehtë për t’u lexuar. Kërkoni për seksionin Battery life estimates dhe krahasoni karikimin e plotë me kapacitetin e projektuar. Nëse Full Charge (karikimi i plotë) ka rënë shumë poshtë do ju duhet të interesoheni për të blerë një bateri të re për sistemin tuaj. Raporti në screenshot-in më poshtë tregon atë se çfarë mund të shihni kur bateria është e vdekur, pra nuk karikohet më.