Smartphone-t me kamerën më të mirë që mund të blini

Nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë të shkrepni foto kur jeni në lëvizje. Të gjithë kanë një smartphone tani, dhe teknologjia e kamerës brenda këtyre pajisjeve është përmirësuar jashtëzakonisht këto vitet e fundit. Ne ndajmë më shumë se dy miliard foto çdo ditë vetëm në Facebook.

Aftësia për të shkrepur shpejt dhe ndarë kujtime të veçanta është e rëndësishme. Nëse po mendoni të blini një smartphone i cili ka kamerën më të mirë, GJBITeam sjell për ju dy zgjedhje.

iPhone 7 Plus

iPhone 7

Pse duhet ta blini këtë smartphone: Është smartphone me kamerën më të mirë që kemi përdorur.

Për kë është: Për fansat e Apple që duan smartphone-in me kamerën më të mirë.

Sa kushton: $770+

Pse zgjodhëm iPhone 7 Plus:

iPhone 7 Plus sjell kamerën me performancën më të mirë që ne kemi parë tek një iPhone. Ka një zmadhim optik dhe digjital më të mirë se çdo iPhone tjetër, kjo falë kamerës së dyfishtë. Nëse jeni një nga ata që dëshironi të shkrepni shpesh objekte në distancë por sigurisht dhe të merrni rezultate të kënaqshme, ky është telefoni për ju.

Kamera kryesore ka një vlerë prej 12 megapiksel, me aperturë f/1.8 dhe f/2.8. Gjithashtu sjell dhe stabilizim të imazhit optik, autofokus dhe mbështetje për HDR. Mund të regjistroj video 4K në 30 frame për sekond ose full HD në 120 frame për sekond. Kamera para është 7 megapiksel dhe shkrep selfie të mrekullueshme.

Aplikacioni i kamerës është shumë lehtë i aksesueshëm por për shumë që kërkojnë të kenë kontroll të thellë do mbeten të zhgënjyer. Për fotografët profesionist ka mungesë të madhe opsionesh, gjithashtu dhe pse performanca në dritë të ulët është shumë e mirë, nuk krahasohet aspak me atë të Galaxy S7.

Pavarësisht kësaj, iPhone 7 Plus shkrep foto me pamje më natyrale se çdo smartphone tjetër. Gjithashtu ofron zmadhim dy herë më të madh dhe efektin lens blur më të mirë se çdo telefon tjetër në treg.

Telefoni Android me kamerën më të mirë

Pixel/Pixel XL

Pse duhet ta blini këtë smartphone: Është smartphone Android me kamerën më të mirë që kemi përdorur.

Për kë është: Për fansat e Google që duan smartphone-in më të mirë.

Sa kushton: $650+

Pse zgjodhëm Pixel/Pixel XL:

Google i është përkushtuar shumë rindërtimit së eksperiencës së kamerës në smartphone-ët e tij Pixel. Kamera kryesore është shumë e shpejtë në fokusim dhe prodhon foto të pastra, dhe të detajuara. Proçesi HDR+ largon “papastërtitë” dhe rrit ngjyrat.

Kamera kryesore në Pixel dhe Pixel XL është e njëjtë dhe ka një vlerë prej 12.3 megapiskel, këto janë megapixel-at më të mëdhenj që kemi parë, me një vlerë prej 1.55 µm, krahasuar me 1.4 µm pixel tek Galaxy S7 dhe S7 Edge. Apertura është f/2.0 dhe aty mund të vini re mbështetje për phase detection dhe laser autofocus, gjithashtu dhe HDR.

Gjithashtu ka po të njëjtat aftësi regjistrimi video me atë të iPhone 7 Plus, mbështetje për video 4K në 30 frames për sekond, ose full HD në 120 frames për sekond. Kamera para është 8 megapiksel dhe shërben për të shkrepur selfie.

Opsionet automatike janë në rregull por ju edhe mund të bëni ndryshime duke ndryshuar balancën e bardhë, fokusin dhe më tepër, nëse dëshironi. Efekti lens blur funksionon në të dyja kamerat, por është i krijuar me softuer. Ndonjëherë nuk do jetë aq i saktë siç mund të dëshironi ju.

Një tjetër avantazh i Pixel është se Google do ofrojë hapësirë falas të palimituar për fotot dhe video më rezolucion të plotë të cilat shkrepen në Google Photos.

Performanca në dritë të ulët është e mirë, por nuk ka IOS në telefonat Pixel, e cila është diçka suprizuese në fakt.