Xiaomi zbulon Mi Band 2, një gjurmues aktiviteti i cili kushton $23

Xiaomi sapo ka zbuluar pajisjen e tyre më të re, Mi Band 2. Pavarësisht nga emri, është pajisja e tretë e kompanisë që gjurmonon aktivitetin tuaj pas Mi Band dhe Mi Band Pulse. Pajisja gjurmon hapat tuaj, monitoron rrahjet e zemrës dhe (për herë të parë) përmban një ekran të vogël. Mi Band 2 kushton më pak se $23.

Sipas Xiaomi, kompania ka shitur më shumë se 20 milionë gjurmues aktiviteti tashmë, duke e bërë atë kompaninë më të madhe pas Fitbit. Ashtu si me produktet e tjera, Xiaomi është në gjendje të kapë pjesë të tregut me një strategji çmimi shumë agresive.

Mi Band 2

Mi Band 2 është më i shtrenjtë se sa paraardhësit e tij, por është edhe pak më i zgjuar. Ekrani i vogël tregon kohën, numrin e hapave tuaj, rrahjet e zemrës, si dhe numrin e kalorive. Ju gjithashtu mund të përdorni pajisjen për të monitoruar gjumin tuaj. Asgjë novatore në qoftë se i njihni mirë gjurmuesit e aktivitetit.

Interesante është fakti se Xiaomi gjithashtu ka huazuar një funksion mjaft të njohur nga Apple Watch. Nëse ju jeni ulur për një kohë të gjatë, Mi Band 2 do të vibroj duke ju kujtuar juve se duhet të lëvizni.

Dhe në qoftë se ju keni një telefon Xiaomi, telefoni juaj zbulon në qoftë se është e lidhur me Mi Band-in tuaj kështu që ju nuk keni nevojë të shkruani kodkalimin. Nëse dikush vjedh telefonin tuaj dhe pajisja Bluetooth shkyçet, kodkalimi riaktivizohet.

Pajisja e re përdor Bluetooth 4.0 për t’u lidhur me telefonin tuaj dhe bateria zgjat deri në 20 ditë. Ajo është rezistente ndaj ujit dhe bandat prej silikoni janë të zëvendësueshme. Xiaomi do të fillojë shitjen e pajisjes në Kinë më 7 Qershor.