fbpx

Cortana do ju lejojë të gjeni fëmijët tuaj në përditësimin e Windows 10 Anniversary

Microsoft është duke punuar në një karakteristikë të re për Cortana në Windows 10. Kompania ka shtuar “Family Locator” aka “Family Finder” tek Cortana, në një nga ndërtimet e fundit për Insiders në Windows 10. Siç mund ta kuptoni, ky funksion lejon prindërit të njoftohen në lidhje me vendndodhjen e fëmijës së tyre dhe të gjej vendndodhjen e tyre kur është e nevojshme. Me Microsoft Family Finder, prindërit do të jenë në gjendje të shtojnë vende të ndryshme për secilin nga fëmijët e tyre dhe Microsoft do t’i njoftojë ata në momentin kur fëmija i tyre hyn apo është afër atij vendi. Që kjo karakteristikë të funksionojë, prindërit do të duhet të instalojn aplikacionin Family Finder në pajisjen Android të fëmijëve dhe me sa duket mund të integrohet edhe me Cortana në Windows 10 Mobile.

Këtu janë disa screenshot-e të aplikacionit Family Finder në Android:

Në ndërtimin më të fundit të Windows 10 Insiders (si në PC ashtu edhe në mobile), Family Locator mund të gjendet tek seksioni “About Me” tek Cortana.

Microsoft Family Finder definitivisht është diçka e mirë për tu patur në Windows 10, veçanërisht nëse jeni prind. Nuk është bërë akoma e ditur nëse Microsoft do e sjellë këtë karakterisikë dhe tek iOS apo jo, megjithatë, shpresojmë të ndodh sa më shpejt.

Nëse dëshironi të provoni karakteristikën Family Finder, thjesht instaloni ndërtimin e fundit të Windows 10 Insider Preview në kompjuterin tuaj ose në pajisjen tuaj Mobile. Dhe nëse jeni në Android, ju mund të merrni aplikacionin Family Finder nga ky linku këtu.

Çfarë mendoni për Microsoft Family Finder? Diskutoni së bashku me ne me anë të komenteve më poshtë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]