Acer prezanton smartfonat Liquid Zest & Zest 4G tek KBM

Acer, kompania teknologjike me bazë në Kinë nuk është një nga prodhuesit më të mëdhenj të smartfonëve në botë, por janë pjesë e këtij biznesi që nga momenti kur prezantuan smarftonin e tyre të parë Acer Liquid A1 në fund të 2009-ës dhe deri më tani janë munduar të bëjnë më të mirën e tyre për t’u rritur në këtë drejtim. Në mënyrë që të bëj një gjë të tillë, ne presim që Acer të prezantoj disa pajisje këtë vit, dhe ata në fakt sapo kanë prezantuar dy smartfonë në Barcelonë, ​​si pjesë e Kongresit Botëror Mobile (KBM).

Kompania ka prezantuar dy smartfonë nga seritë e ‘Liquid Zest’, Liquid Zest dhe Liquid Zest 4G. Tani, këto dy smartfonë janë pothuajse të njëjtë, siç thotë dhe emri i tyre, por njeri vjen me 4G, kurse tjetri jo, por ky nuk është i vetmi ndryshim. Acer Liquid Zest fuqizohet nga një proçesor quad-core 1.0GHz, ndërsa Liquid Zest 4G vjen me një proçesor po quad-core, por 1.3GHz. Acer nuk ka ndarë të njëjtin model SoC në të dy telefonat, mesa duket njëri është MediaTek MT6735 kurse tjetri MT6735M. Sa i përket pjesës tjetër të karakteristikave ato janë plotësisht identike, të paktën duke u bazuar në ato çfarë na janë ofruar nga Acer, shprehet gjbiteam.com. Pajisjet Liquid Zest vijnë me një ekran 720p 5-inch (1280 x 720) IPS On-Cell dhe sistem operimi Android 6.0 Marshmallow. Kamera 8 megapiksel (me aperturë f/2.0, dhe lente me kënd të gjerë 85 gradë) është vendosur në anën e pasme të këtyre dy pajisjeve, ndërsa para tyre do të gjeni një tjetër kamera por 5 megapiksel për selfie.

Telefoni Acer Liquid Zest do të jetë në dispozicion në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë në Prill të këtij viti, dhe do të kushtojë 109 €, ndërsa Liquid Zest 4G do të mbërrijë po në këto kontinente por nga muaji Maj, dhe do të kushtojë 149 €.