Alcatel zbulon POP 4, POP 4+ dhe POP 4S
Alcatel ka zbuluar serinë e re të smartfonave POP 4 në Kongresin Botëror Mobile në Barcelonë. Sa i përket kësaj linje, kompania është fokusuar më shumë në aparencën e pajisjes, duke bërë të mundur që smartfoni t’ju përfaqësojë juve si person. Seria përbëhet nga POP 4, POP 4+ dhe POP 4S.
Do keni mundësinë të zgjedhni disa cover-a elegant, duke përfshirë një prej lëkure, një tjetër me vija të holla (ky që shihni në foto), druri, etj. Këto opsione të kombinuara me trupin e e hollë dhe të bukur e bën POP 4 një smartfon tepër tërheqës për t’u përdorur. Shtoni këtu lidhjen 4G LTE (tek POP 4S) dhe ju do merrni një internet të shpejtë plot stil.
Si POP 4 dhe POP 4+ ka një kamer mbrapa 8MP, ndërsa POP 4S ka një kamer 13MP. Të tre modelet vijnë me një kamer para 5MP për selfie. POP 4 dhe POP 4+ fuqizohen nga një CPU quad-core kurse POP 4S ka një procesor octa-core për lojra dhe multitasking. Dhe në fund, modeli POP 4S gjithashtu përfshin skaner shenjash gishtash dhe kufje JBL.
Pop 4:
- Ekrani: 5-inch, 720p HD IPS LCD
- Proçesori: 1.1 GHz quad-core Snapdragon 210
- Kamera: 8MP mbrapa/5MP para, 720p video regjistrim
- Hapësira e brendshme: 8Gb, me MicroSD e cila mbështet deri 128GB
- Memoria: 1Gb RAM
- Bateria: 2500 mAh
- Wireless: Wi-Fi b,g,n; Bluetooth A2DP
- OS: Android 6.0 (Marshmallow)
Pop 4+:
Ka të njëjtat karakteristika me Pop 4 përveç se 4+ ka një ekran 5.5-inch dhe vjen me 16 GB hapësirë të brendshme.
Pop 4S:
- Ekrani: 5.5-inch FHD 1080p IPS LCD
- Proçesori: 1.8 GHz quad-core Mediatek
- Kamera: 13MP mbrapa/5MP para, 1080p video regjistrim me 30fps
- Hapësira e brendshme: 16 Gb, me MicroSD e cila mbështet deri 128GB
- Memoria: 2 Gb RAM
- Bateria: 2960 mAh
- Wireless: Wi-Fi b,g,n; Bluetooth A2DP
- OS: Android 6.0 (Marshmallow)
- Sensor shenjash gishtash