Remix OS do të lançojë versionin beta të sistemit më 1 Mars
Për ata që ende nuk janë në dijeni, Remix OS është i bazuar në Android OS dhe është krejtësisht ndryshe nga emulatorët ekzistues. Versioni i Remix OS për PC, është krijuar për të funksionuar me anë të një flash drive, i cili nuk ka për qëllim të ndërhyjë në sistemin kryesor të PC-së, edhe pse disa përdorues kanë arritur të gjejnë mënyra për të instaluar atë në hard drive-rin e kompjuterit.
Në thelb është akoma një Android dhe shumë funksione të Android që ju keni parë tek një smartfonë ose tablet ndodhen edhe këtu, si Play Store, dhe të gjitha aplikacionet që vijnë të instaluara brenda tij, por gjithashtu ka një taskbar, multi-window, një start menu dhe shumë gjëra të tjera që ju nuk do t’i gjeni në pajisjet tradicionale Android.
Me lëshimin e softuerit të ri beta, Jide premton shumë rregullime për disa bug-e që ishin të pranishëm në version Alpha të softuerit, e cila duhet t’ju ndihmojë për të rritur përvojën e përdoruesit. Krahas këtyre rregullimeve, do të jetë edhe një listë e madhe e pajisjeve të përputhshme që mund të shkarkojn dhe të instalojn Remix OS, që do të thotë më shumë lloje PC-sh mund t’a vënë në përdorim atë. Beta gjithashtu prezanton funksione tjera të dobishme si përditësimin “over the air” e cila më në fund do të bëjë të mundur për përdoruesit të marrin përditësime në rastin e një versioni të ri të sistemit operativ Remix. Përtej këtyre ndryshimeve, softueri beta do të fusë mbështetje për sistemet 32-bit dhe mundësinë për dual boot duke përdorur një mjet nga Jide i cili ju lejon t’a instaloni atë në hard drive. Ky version i softuerit do të jetë në dispozicion për t’a shkarkuar dhe instaluar pas datës 1 Mars.
Vetëm disa javë pasi Jide lëshoi versionin alfa të Remix OS për publikun bazuar në Android, kompania njoftoi sot, se do të ofrojë versionin beta më 1 Mars.