Microsoft pretendon bllokimin në Windows 10 të shkarkimeve nga Torrent dhe Kodi

Shkarkimet e jashtëligjshme në Kodi, The Pirate Bay, KickassTorrents dhe të tjerë, do të bllokohen në Windows 10.

Lufta ndaj piraterisë ka qenë aktive për një kohë mjaft të gjatë e që mesa duket se tani gjigandi softuerik, do e ndryshojë një herë e mirë pikëpamjen e piraterisë.

Patentë e re.
Ky report vjen nga bazat e një patente të re që është plotësuar nga Microsoft që me shumë mundësi ka si qëllim bllokimin e shpërndarjes së përmbajtjeve pa të drejtën e dhënë nga autori. Nëse kjo është e vërtetë, ky veprim mund të ndalojë që në rrënjë shpërndarjen e përmbajtjeve të paautorizuara.
Patenta e Microsoft shtrihet në njohjen e shenjave të gishtërinjve për të identifikuar burimin e këtyre skedave të jashtëligjshme dhe t’i bllokojë ato. Bashkë me bllokimin e këtyre skedave, përdoruesit të cilët shpërndajnë përmbajtje të paautorizuar mund të akuzohen nga autoritetet përkatëse e të dënohen.

Në patentën e paraqitur nga Microsoft shkruhet:

“Objektet e gjetura në një sistem shpërndarjeje mund të shënjohen si vijon, përmbajtje e ndaluar. Incidentet që shkaktohen nga objektet e ashtuquajtura të shënjuara, mund të ruhen në një ngjarje të lidhur me përgjegjësitë e përdoruesit. Historia e incidentit mund të proçedohet për të identifikuar kundravajtësit dhe për të modifikuar privilegjet e aksesimit nga këto përdorues.
Megjithatë, kur këto objekte shpërndahen nga një përdorues me një tjetër, përmbajtjes së ndaluar i është bllokuar shpërndarja dhe pjesa e mbetur mbetur e objekteve të shpërndara, mund të jenë të aksesueshme nga përdoruesi tjetër. Funksionet që lejojnë shpërndarjen e përmbajtjes zbatohen në një mënyrë që parandalon shpërndarjen e përmbajtjes me një tjetër përdorues e duke lejuar kështu, shpërndarjen e përmbajtjeve të një lloji tjetër. Nëse një grup skedash apo objektesh shpërndahet, atëherë prania e përmbajtjes së ndaluar në një objekt të këtij grupi ka si rezultat mos-shpërndarjen e kësaj përmbajtjeje por që skedat apo objektet e mbetura janë ende të shpërndara.”

Edhe pse ky është lajm i ri, fakti që pas një farë kohe Microsoft mund t’i bashkohet luftës ndaj piraterisë, nuk është gjë e re.
Kjo patentë vjen në kohë kur presionet për shpërndarjen e përmbajtjeve të pirateruara ndaj The Pirate Bay dhe Kodi, janë shtuar së tepërmi. Rezistenca e shfaqur nga The Pirate Bay deri më tani, duket se ka rritur popullaritetin e saj dhe ka sjellë si rezultat shtimin e pikave të qasjes së serverave të tyre nëpërmjet Proksive. Sapo kjo patentë të bëhet zyrtare, një policë e re do të vihet në zbatim nga Microsoft vetëm për këtë punë. Masat e para kanë ardhur nga Zyra Ndërkombëtare e Pronave (anglisht, IPO) në Mbretërinë e Bashkuar, duke zgjatur kështu dënimin me burg të këtyre shkelësve, me 10 vjet, nga 2 që ishte më parë.