LG V20: gjithçka që ju duhet të dini.

LG V20 është tani zyrtar. Ne po ju sjellim të plota disa nga specifikat e këtij telefoni, veçoritë, çmimin dhe disponueshmërinë. Keni ndonjë pyetje rreth LG V20? N’a pyesni poshtë tek komentet.

LG ka kaluar pak kohë të vështira këto kohët e fundit, por do bënim një gabim trashanik nëse do e përjashtonim për këtë vit këtë kompani elastike dhe të shkathët. Është bërë e qartë, V20 pritet të ketë më shumë sukses se ç’ka pasur paraardhësi i tij, G5. Tani na mbetet vetëm të presim e të shohim.

Tani që LG V20 është më në fund i pranishëm, ne jemi shumë optimistë. Me kuptimin e plotë të fjalës, V20-ta duket te jetë një telefon shumë solid. Gjithashtu është i paketuar me veçori fantastike të kameras dhe medias dhe mbi të gjitha,është telefoni i parë që zotëron Android 7.0, fiks sap del nga kutia.

Ja çfarë duhet të dini për LG V20.

lg-v20-the-first-android-7-0-nougat-smartphone

Ndërtimi dhe dizajni i LG V20

Mund t’i hidhni një sy më afër dizajnit të V20-ës vetë në duart tuaja, por ja ku po ju paraqesim më të domosdoshmet. Dizajni katërkëndor i V20-ës është shumë më ndryshe nga sipërfaqja e rrumbullakët e G5-ës dhe gjithashtu është një largim nga ajo e V10-s, i cili kishte një kornizë të pandryshkshme çeliku dhe një shpinë prej silikoni, krahasuar me shpinën metalike të sheshtë të V20-ës.

lg-v20-hands-on-20-768x433

Nënvizojmë se në pjesën mbrapa të telefonit është moduli dual i kamerave i cili tejzgjatet disa milimetra. Megjithatë, një buton anash ju lejon të hapni kapakun e mbrapëm, gjë e cila i lejon përdoruesit të ndërrojnë baterinë, kartën SD dhe atë SIM.

lg-v20-drop-test-8-712x400

V20-ta (i cili është vlerësuar me MIL-STD 810G për rezistencë ndaj goditjeve) duket dhe ndjehet kënaqshëm solid si dhe ju jep një drithëm premium e cila është shmangur në shumë telefona të LG në të shkuarën. Kombinimi i një metalike të fortë dhe një plastike rezistuese ndaj dëmtimeve (e përdorur për pjesën e poshtme dhe të sipërme), duhet t’a mbajnë këtë telefon të duket fantastik edhe pas shumë muajsh përdorim.

pizap-com14732829349833

Specifikat e LG V20

Veçoritë e specifikave e veçanta të LG V20, i bashkohen linjës së Note 7, Xperia XZ së re të Sony-t dhe telefonave të tjerë më të shitur (flagship) të cilët kanë dalë në qarkullim muajt e kaluar. Në krye me një nga tarifat më standarte, V20-ta mban gjithashtu disa veçori unike të V10-ës, sidomos ai “cepi i ngushtë” i ekranit të dytë në majë të ekranit.

lg-v20-hands-on-7-768x433

Pavarësisht se ç’na ka drejtuar rrjedha të besojmë, LG V20 nuk është modular por, nuk është as edhe një dizajn i unifikuar, gjë e cila i jep një avantazh special, krahasuar me shumicën e garuesve të tjerë: ka një bateri të lëvizsshme. Le ta themi, me vëmendjen tek tërheqja e Note 7, me të vërtetë kjo gjë duket një veçori e dobishme.

Hidhini një sy të shpejtë specifikave të LG V20:

 

Duke parë fletën e specifikave, LG ka përdorur Snapdragon 820 dhe jo Snapdragon-in 821 të përmisuar, që Qualcomm-i ka prezantuar së fundmi edhe pse nuk është e qartë pse. RAM-i 4gigësh është çështja standarte e telefonave të tanishëm më të shitur, por ne jemi të kënaqur të shohim hapësirën e memories prej 64GB të tipit-UFS.

lg-v20-hands-on-7-768x433

Ekrani është Quantim IPS, një variant i LCD me interpretim të zgjeruar të ngjyrave dhe një raporti të përmirësuar kontrasti, gjë që e lejon të konkurojë më mirë me ekranet AMOLED. Ekrani dytësor i vockël në majën e ekranit është me të njejtën teknologji dhe veçori si dhe dinsitet pikselash të njejtë (513 ppi) si ekrani kryesor. Ekrani dytësor është dyfish më i shndritshëm dhe gërmat që ka janë 50 përqind më të mëdha se në V10.

Audio, video dhe kamera e LG V20

Mesa duket, kamerat e dyfishta kanë për të qëndruar këtu, të paktën kur vjen puna tek telefonat më të mirë të LG. Kompania koreane prezantoi këndin e dyfishtë, atë të gjërë dhe atë normal në G5 po ashtu dhe një kombinim i ngjashëm mund të gjendet në V20.

Sensori kryesor është 16MP me një hapje 1.8 f dhe një kënd shikueshmërie 75-gradësh. Kur ju duhet të kapni një skenë të gjërë, mundeni t’a ndërroni në këndin 135 gradësh të kameras 8MP. Kjo është e përsosur për pikëpamje të mëdha. Dhe për ndihmë kur doni që të gjithë shokët tuaj të përshtaten në fotografi.

lg-v20-hands-on-11-768x433

Veçoria kryesore e kameras 16MP ofron një stabilizim optik të imazhit dhe përdor auto fokusin Hybrid (HAF) në mënyrë që ende të kapni foto dhe video në të njëjtën kohë. Sistemi HAF zgjedh midis lazerit auto fokus dhe auto fokusi i detektimit të fazave në varësi të skenave dhe rezultati është i zgjeruar nga përdorimi i kontrastit të auto fokusit.

LG V20 duhet të jetë një kamerë e shkëlqyer për regjistrim videosh falë veçorive si Modulimi Linear i Kodimit Impulsiv 24bit/ 48 kHz, Regjistrim i Qëndrueshëm 2.0 (Stabilizim i imazhit elektronik) dhe Regjistrim Videoje Hi-Fi, gjë e cila i jep përdoruesve qasje në veçoritë e avancuara të audios, duke përfshirë Filterin e Ulët Prerës dhe një limitues i distancës së regjistrimit.

lg-v20-hands-on-30-768x433

V20 është smartfoni i parë në botë i cili ka si veçori një Quad DAC 32-bitësh Hi-Fi, e mundësuar nga një çip i ESS Technology. Veçoria e këtij çipi është të reduktojë përshfytyrimet dhe zhurmën e ambientit për një përvojë superiore të dëgjimit.

V20-ta luan gjithashtu edhe formatet e paharruara si FLAC, DSD, AIFF, dhe ALAC si dhe ka si veçori volumin e shkëlqyer 75-nivelësh dhe kontrollin e balancave.

lg-v20-hands-on-10-768x433

Softueri i LG V20

V2o i ri zotëron Android 7.0 Nougat, fiks sapo del nga kutia, i pari në botë madje duke mundur edhe pajisjet e pikselave të vetë Google (të njohur më parë si Nexus). Veçori si: Modaliteti i ndarjes së ekranit, Ndërrimi i shpejtë i aplikacioneve, Njoftimet e mençura, Emojit e reja apo dhe Modaliteti i përmirësuar i Doze, janë tani të pranishme.

lg-v20-hands-on-31-768x433

LG mburret së V20 është telefoni i parë i cili ka në “vitrinë” veçorinë e re të Kërkimit të Aplikacioneve për aplikacionin e Google, gjë e cila ju lejon të kërkoni me akses të shpejtë përmes të gjithë aplikacioneve informacionin që ju duhet.

Sa për modifikimet e veta të LG, V20 zotëron LG UX 5.0+, një version i përmirësuar i softuerit që mundësohet LG G5.

Disponueshmëria dhe çmimi që supozohet se do të kushtojë LG V20

Fillimisht V20 do të dalë në shitje në Korenë e Jugut duke nisur që nga ky muaj dhe që do të vijojë më vonë me rajonet e tjera. Deri tani nuk ka ndonjë çmim sesa do të kushtojë LG V20. Disponueshmëria shtesë dhe informacione rreth çmimit, do të paraqitet GJBITEAM.COMnë javët e ardhshme kështu që për detajet, qëndroni të informuar duke lejuar që Chrome t’ju dërgojë njoftime (si në Android ashtu dhe në PC) apo duke u abonuar për të marrë emaile rreth postimeve.

Përmendim se vitin e kaluar, çmimi i LG V10 ra midis çmimeve 600$ dhe 700$ dhe ne presim që të shohim se dhe LG V20 do të ecë me të njëjtin çmim.

lg-v20-vs-samsung-galaxy-note7-quick-look-10-768x512

Ja dhe një galeri fotosh rreth LG V20.

Prezantimi i veçorive të reja nga LG.

https://youtu.be/u8gf32H1WOs