Mbërrin Outlook për pajisjet Android Wear
Nëse Outlook është aplikacioni juaj i parapëlqyer i e-mail’eve, tani do të keni mundësi të menaxhoni e-mail’et tuaja direkt nga dora juaj. Karakteristika e rradhës që vjen me përditësimin e shërbimit të e-mail’it nga Microsoft është mbështetja për Android Wear, çka do të thotë se tani ju mund të kontrolloni e-mail’et, t’u përgjigjeni atyre dhe shumë gjëra të tjera direkt nga ora juaj.
Ja se si e shpjegon Microsoft integrimin:
Këtë javë, ne do të sjellim më të mirën e Outlook në Andorid Wear. Mjaft kontrolluat për celularin tuaj, gjithçka tani do të ndodhë në orën tuaj. Kontrolloni njoftimet tuaja në Outlook, lexoni e-mail’et tuaja dhe përgjigjuni me mesazhe të gatshme apo zanore direkt nga dora juaj. Kurrë nuk ka qenë kaq e lehtë për të menaxhuar inbox-in tuaj.
Përditësimi aktualisht po shpaloset në Google Play, kështu që mund të mos jetë i disponueshëm menjëherë për të gjithë. Megjithatë, nëse ju keni një orë Android Wear dhe përdorni Outlook, së shpejti do të jeni në gjendje ta shihni në dorën tuaj.