Ky karikues mban në ajër smartphone-in tuaj
OvRcharge është një karikues wireless që mban në ajër smartphone-in tuaj duke përdorur magnet. Natyrisht si një produkt i palës së tretë nuk është vërtetë një karikues wireless, duhet një kasë e veçantë për të karikuar pajisjen tuaj por mund të mbajë në ajër dhe rrotulloj shumicën e telefonave duke përdorur magnet që ju duhet ta bashkangjitni në pjesën e pasme të telefonit tuaj.
Sipas krijuesve të tij: “Për të arritur lartësinë dhe për të qenë në gjendje për të karikuar telefonin pa tel, duhet një kasë e veçantë që përbëhet nga dy pjesë kryesore, një marrës energjie nga baza dhe një magnet për të mbajtur pozicionin e tij në mes të ajrit. Kjo kasë ka një magnet që e ndihmon atë të rrijë në ajër dhe gjithashtu ka një marrës të induktuar për kaikimin pa tel. ”