Twitter prezanton +250 emoji të rinj për Lojërat Olimpike Rio 2016

Lojërat Olimpike të Rio 2016 do të nisin këtë të premte, dhe sikurse WhatsApp dhe Google, edhe Twitter do të përfshihet në këtë eveniment.

Për shkakun se tani çdo promocion modern ka nevojë për të paktën një emoji të dedikuar, Twitter nuk ka vënë në dispozicion vetëm një, por plot dyqindegjashtëdhjetëedy emoji.

Shumica prej tyre (208) janë flamujt e vendeve pjesëmarrëse të cilat mund të përdoren duke shkruar hashtag me tre shkronjat e një shteti sipas kodeve të tyre (p.sh: #ALB), ndërsa 54 të mbeturat janë për sportet e disiplinat e tyre dhe lojërat olimpike në përgjithësi. Emojit do të jenë të disponueshme në ditët në vijim, dhe listën e plotë të tyre mund ta shihni në foton më poshtë:

olympicsemojis_all

Rio 2016 do të përfshihet tek “Moments”.

Një tjetër lajm i mirë është edhe prezantimi i Moments bazuar në çdo shtet pjesëmarrës. Do të ketë një seksion të Rio 2016 në kartelën e Moments, nga ku ju mund të zgjidhni që të ndiqni lajmet në çdo skuadër që jeni i interesuar. Këto janë Momentet më të gjata që Twitter ka bërë ndonjëherë, duke zgjatur kështu me javë të tëra.

Gjithashtu është përdorimi më i mirë i Moments që kemi parë ndonjëherë, duke qenë se ka plot kuptim për një përdorues për t’i ndjekur ato. Twitter-i do të jetë i tejmbushur me lajme nga çdo shtet përfaqësues gjatë lojërave Olimpike, dhe kjo e bën më të lehtë marrjen e lajmeve për shtetet që interesohesh në lidhje me zhvillimet, medaljet e marra, statistikat etj.

Most-Fan-Tweets

Më në fund do të ketë edhe një kanal të veçantë në Periscope me përmbajtje në lidhje me Rio 2016, teksa kompeticioni do të nxirret në pah nga seksioni Explore në Vine. Një tjetër gjë e bukur është, nëse ju klikoni dy herë një Vine nga @Olympics apo një llogari individuale e skuadrave, në vend të zemrës do të shfaqet flaka Olimpike.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.