5 aplikacionet më të mira për sinkronizimin e njoftimeve tuaja Android në Windows
Të marrësh një mesazh në Android ndërkohë që po merreni me diçka serioze në Windows është diçka stresuese. Fatmirësisht, ka shpresë për një të ardhme më të mirë.
Më poshtë kemi sjellë një kategori aplikacionesh të cilat premtojn të pasqyrojn të gjitha njoftimet që merrni në telefonin tuaj Android në ekranin e kompjuterit tuaj, madje duke ju lejuar që të ndërmerrni edhe veprime ndaj tyre.
AirDroid
AirDroid nga Sand Studios është njëri, në mos më i kompletuari nga aplikacionet në dizpozicion për Android, që sjellë pasqyrimin e njoftimeve.
AirDroid sinkronizon njoftimet tuaja në PC-në tuaj, dhe e bën këtë me aftësi të plotë. Nëse ju merrni një mesazh, për shembull, një dritare lundruese do të shfaqet në kompjuterin tuaj me emrin dhe fotografinë e dërguesit, përmbajtjen e tekstit, dhe një mori opsionesh të klikueshme që ju lejojn të largoni ose t’i përgjigjeni mesazhit direkt nga kompjuteri juaj.
Aplikacioni është në gjendje të trajtoj njoftime më komplekse, gjithashtu. Nëse ju merrni një thirrje hyrëse, ju mund të zgjedhni t’i dërgoni një mesazh me një përgjigje të ruajtur, në vend që ti përgjigjeni telefonatës. Ju kujtojmë që me AirDroid ju mund të heshtni njoftime nga aplikacione specifike.
Karakteristika të tjera shtrihen përtej njoftimeve. Kalimi i një dokumenti nga kompjuteri në telefonin tuaj është aq e thjeshtë sa duke tërhequr atë në dritaren e AirDroid. Dhe e kundërta është po aq e thjeshtë. AirDroid ruan këto dokumentë edhe në serverat e tij për lexim të më vonshëm. Ju mund të ndani këto dokumente me miqtë, dhe me përdorues të AirDroid afër jush.
Në të njëjtën mënyrë, aplikacioni ka si funksion dhe rezervimin automatik për foto dhe video. Kur aktivizohet, ky funksion ngarkon mediat e telefonit tuaj në një dosje në desktop që ju keni zgjedhur.
Një tipar i fundit i AirDroid është AirMirror, i cili ju lejon të shikoni dhe kontrolloni aplikacionet në smartphone-in tuaj nga kompjuteri juaj. Në qoftë se telefoni juaj i plotëson kërkesat minimale, ju mund të shkrepni screenshots, të lançoni një aplikacion, të shkruani me tastierën e kompjuterit tuaj, dhe shumë më tepër.
[button link=”https://play.google.com/store/apps/details?id=com.sand.airdroid&hl=en” icon=”download”]Android[/button] [button link=”https://www.airdroid.com/” icon=”download”]MacOS[/button] [button link=”https://www.airdroid.com/” icon=”download”]Windows[/button] [button link=”https://chrome.google.com/webstore/detail/airdroid/hkgndiocipalkpejnpafdbdlfdjihomd?hl=en-US” icon=”download”]Chrome[/button]
Pushbullet
PushBullet filloi si një mënyrë e thjeshtë për të transferuar webfaqe, adresa, shënime, foto, dokumente dhe më tepër nga kompjuteri juaj në telefonin, tabletin, apo në kompjuterin tuaj tjetër Windows apo Mac OS X. Por në sajë të disa përditësimeve kohëve të fundit, tani Pushbullet është në gjendje të bëjë dhe më tepër.
Shërbimi PushBullet është i ngjashëm me AirDroid në shumë mënyra. Njoftimet shfaqen në një dritare në desktop-in tuaj, ku ju mund t’i përgjigjeni, anashkaloni apo heshtni si njoftim. Nuk ka “përgjigje të ruajtura” për mesazhet apo telefonatat hyrëse, por ju ende mund t’u përgjigjeni telefonatave me një klikim, mesazheve duke përdorur tastierën e kompjuterit tuaj, dhe të angazhoheni me larmi karakteristikash të tjera që punojnë mjaft mirë.
Ndryshe nga AirDroid, shpërndarja e përmbajtjeve paraqitet si link. PDF-të hapen në një lexues PDF, për shembull, ndërsa webfaqet në Chrome.
[button link=”https://play.google.com/store/apps/details?id=com.pushbullet.android&hl=en” icon=”download”]Android[/button] [button link=”https://itunes.apple.com/us/app/pushbullet/id810352052?mt=8&at=11lnN7&uo=8&at=11lnN7″ icon=”download”]iOS[/button] [button link=”https://www.pushbullet.com/apps” icon=”download”]Windows[/button] [button link=”https://chrome.google.com/webstore/detail/pushbullet/chlffgpmiacpedhhbkiomidkjlcfhogd” icon=”download”]Chrome[/button]
MightyText
MightyText së pari është një shërbim mesazhesh. Ajo pasqyron mesazhet që merrni në telefonin tuaj në kompjuterin tuaj dhe ju lejon tu përgjigjeni atyre, ose t’i injoroni. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut. MightyText ju lejon të planifikoni mesazhe paraprakisht, të krijoni mesazhe të gatshme, tu dërgoni mesazh 25 vetave njëherësh, dhe të bllokoni numra telefoni.
Aplikacioni desktop i MightyText është në gjendje të rezervojë bisedat tuaja dhe të sinkronizojë telefonatat që keni bërë dhe keni humbur.
[button link=”https://play.google.com/store/apps/details?id=com.texty.sms&hl=en” icon=”download”]Android[/button] [button link=”https://mightytext.net/desktop-app” icon=”download”]MacOS[/button] [button link=”https://mightytext.net/desktop-app” icon=”download”]Windows[/button] [button link=”https://chrome.google.com/webstore/detail/mightytext-sms-from-pc-te/dkfhfaphfkopdgpbfkebjfcblcafcmpi?hl=en” icon=”download”]Chrome[/button]
Pushline
Pushline është një lojtar relativisht i ri midis shërbimeve të sinkronizimit të njoftimeve. Nuk ka një klient të dedikuar për Windows, dhe tani për tani, vepron si një shtojcë për Chrome në Windows. Kjo do të thotë se shtojca kërkon që shfletuesi juaj të punojë në sfond.
Me Pushline, ju mund ti përgjigjeni mesazheve dhe të pranoni ose refuzoni telefonata hyrëse. Ndryshe nga PushBullet dhe AirDroid, të cilët sjellin opsione si për shembull butonin “reply” në Gmail nga telefoni juaj në ekranin e kompjuterit tuaj, Pushline thjesht paraqet tekstin dhe imazhin e këtyre njoftimeve. Mund të shihni kur dikush ju përmend në Twitter, por fatkeqsisht nuk ka butona që ju lejojn që tu ktheni përgjigje shpejt.
Vlen të përmendet që Pushline sinkronizon kontaktet në telefonin tuaj dhe ju lejon të ndani linke ndërmjet pajisjeve.
[button link=”https://play.google.com/store/apps/details?id=com.getpushline&hl=en” icon=”download”]Android[/button] [button link=”https://chrome.google.com/webstore/detail/pushline-pcmac-desktop-no/dojblmhfhjilfpkfakgfenpeoajdomkj?hl=en” icon=”download”]Chrome[/button]
Desktop Notifications
Nëse preferoni një zgjidhje të thjeshtë për problemin e sinkronizimit të njoftimive, Desktop Notifications mund të jetë platforma që ju po kërkoni. Është në dispozicion si një shtojcë për Chrome në Windows dhe si një aplikacion për Android, dhe vepron si një pasqyrim i thjeshtë për njoftimet tuaja. Nuk mund tu përgjigjeni mesazheve, thirrjeve, apo të ndërveproni me alarmet në telefonit tuaj, vetëm mund ti largoni ato.
[button link=”https://play.google.com/store/apps/details?id=org.hcilab.projects.notification&hl=en” icon=”download”]Android[/button] [button link=”https://chrome.google.com/webstore/detail/desktop-notifications-for/giicnncicnopjohcpamieklkiacdoeni?hl=en” icon=”download”]Chrome[/button]