Ka NJË TJETËR lojë të fshehtë në Facebook Messenger (Info: përdorni emojin e topit të futbollit)

Në vigjiljet e “March Madness”, Facebook Messenger na surprizoi me një lojë basketbolli brenda në aplikacion, kur për ta luajtur atë duhet t’i dërgonim një mikut tonë emojin e topit të basketbollit dhe ta klikonim atë për të nisur lojën.
Por tani në sezonin e #EURO2016, nuk është surprizë që Facebook të shtojë një lojë të vogël në lidhje me futbollin në aplikacionin Messenger, por këtë herë do të na duhet të përdorim një emoji tjetër.

Për ta luajtur lojën, duhet të ndiqni të njëjtat hapa si në rastin e lojës së basketbollit. Dërgojini një prej miqve të tuaj në këtë rrjet social emojin e topit të futbollit (Ja ku është nëse nuk arrini ta gjeni dot: ⚽️) dhe klikojeni atë për të nisur lojën.

fb-soccer

Në vend që ta gjuani për të bërë gol, ju duhet të klikoni topin vazhdimisht për ta mbajtur atë në ajër. Pas 10 pikësh, loja do të bëhet më e vështirë me disa shpërqendrime. Ne e kemi provuar këtë lojë, dhe mund t’ju sigurojmë që është më e vështirë se ç’mendoni ju.

Përditësim po shpaloset tani për të gjithë, dhe mund të mos e shihni at direkt, thjeshtë mbani një sy në Play apo App Store për ta përditësuar aplikacionin sapo ai të jetë i disponueshëm dhe të nisni lojën.

Lojë të mbarë!

  • 261 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.