President Obama braktis Blackberry për një Android
Po, e lexuat shumë mirë. Në një shfaqje që bëri pak ditë më parë, në emisionin e Late Night të Jimmy Fallon, President Obama përmendi se ai nuk po përdorte më Blackberry-n e aprovuar DISA/DOD, por një smartphone të ri Android. Sipas Ars technica, ajo pajisje me shumë mundësi është Samsung Galaxy S4.
S4 është aktualisht e vetmja pajisje e mbështetur në bazë të programit DISA DOD Mobility Classified Capability-Secret (DMCC-S). Në vitin 2014, një numër pajisjesh nga Samsung ishin të parët që fituan aprovimin nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare në bazë të programit National Information Assurance Partnership (NIAP) Commercial Solutions for Classified (CSfC) kryesisht për shkak të teknologjisë së sigurisë KNOX. Dhe S4, është telefoni i parë komercial që ka marrë miratimin për t’u lidhur me rrjetin sekret të klasifikuar, DOD SIPRNet.
Sekretari i Shtetit John Kerry ishte një adoptues i hershëm i DMCC-S, i cili shërbeu si një testues beta i Galaxy S4.