Facebook po sjell transmetimin e video live tek përdoruesit e Android

Pas debutimit në Dhjetor, karakteristika Facebook Live Video gradualisht është duke gjetur rrugën e saj dhe tek telefonat e zgjuar, duke vazhduar kështu fillimisht me përdoruesit e iPhone në SHBA. Tani është koha për përdoruesit me pajisje Android. Kjo karakteristikë pritet të bëjë debutimin e saj në platformën mobile të Google javën e ardhshme, njoftoi sot kompania me anë të një postimi.
Përditësimi me karakteristikën më të fundit në Android do të vazhdojë të shfaqet fillimisht tek përdoruesit në SHBA, para se të zgjerohet në vende e tjera më pas. Karakteristika Facebook Live, e cila lejon përdoruesit të transmetojnë video live përmes aplikacionit mobile të kompanisë, u lançua fillimisht në iOS në SHBA. Që sot, është në dispozicion në më shumë se 30 vende, dhe Facebook thotë se ka në plan të sjellë atë në tregjet e reja “brenda javëve të ardhshme.”
 
Live video ka qenë një pikë fokusimi për Facebook në muajt e fundit, si duket për të zgjeruar News Feed-in e tij për të përfshirë më shumë përmbajtje në kohë reale. Në një postim sot në lidhje me përditësimin në Android, Facebook tha se koha mesatare e përdoruesve që shohin video live është tre herë më shumë se ajo e videove jo live. Nga ata që shohin përmbajtje live me anë të Facebook Live, më shumë se 50 për qind janë përdorues të Android.