Hakerat depërtojnë në llogaritë e mbështetësve të ISIS dhe i mbushin ato me pornografi homoseksuaësh

Disa llogari të grupeve militante të Shtetit Islamik (ISIS) në Twitter janë hakuar nga hakerat dhe në to janë publikuar imazhe dhe tekste mbështetës për komunitetin LGBT dhe link-e me pornografi homoseksualësh.

Një haker i quajtur WauchulaGhost, anëtar i grupit Anonymus, fillimisht filloi të hakonte llogaritë e mbështetësve të ISIS në Twitter disa muaj më parë. Në atë kohë, ai bashkë me hakerat Ebony dhe Yeti, kanë marrë nën kontroll rreth 200 llogari në Twitter të cilat u përkasin mbështetësve të ISIS. Megjithatë, shumica prej tyre janë fshirë nga Twitter si pjesë e misionit të tyre të vazhdueshëm për të fshirë llogaritë propagandistike.

Pas të shtënave në klubin e natës Pulse në Orlando të Premten e shkuar, hakerat i përdorën këto llogari të hakuara për t’i zëvendësuar tekstet dhe imazhet me propagandë ushtarake me flamuj me ngjyrat e ylberit, mesazhe pro-LGBT dhe link-e me pornografi të të njëjtit seks. Megjithatë, ata duan ta bëjnë të qartë se nuk e kanë përdorur pornografinë në mënyrë grafike dhe qëllimi i tyre nuk është për të ofenduar Myslimanët. Në vend të tyre, “Veprimet e tyre janë të drejtuara drejt ekstremistëve Xhihadistë.”

WauchulaGhost tha për Newsweek:

“E bëra për jetët e humbura në Orlando. Daesh (ISIS) e kanë përhapur dhe shpresuar këtë sulm, kështu që unë mendova se do t’i mbroja atë të cilët humbën jetën. Marrja e jetëve të pafajshme nuk do të tolerohet.”

Ndërkohë që llogaritë e hakuara janë shumë për të qeshur, ky Redditor ka një ide më të mirë (përkthyer):
reddit_1
  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.