Printerat 3D mund të rikrijojnë shenjat tuaja të gishtave për të zhbllokuar smartphone-t – edhe pasi ju të keni vdekur
Fusion raporton se kohët e fundit oficerët e policisë kontaktuan pedagogun në Universitetin Shtetëror të Miçiganit Anil Jain për të rikrijuar shenjat e gishtave të një personi të vdekur, me anë të një printeri 3D, kështu që ata mund të zhbllokonin smartphone-in e tij në përpjekur për të gjetur më shumë gjurmë në përmbajtjen e tij.
Detajet janë të frikshme sepse investigimi është ende i papërfunduar. Por Jain tha se personi në fjalë ishte viktima e një çështjeje vrasjeje, jo sulmuesi. Zyrtarët ligjorë i kishin shenjat e tij të skeduara sepse ky person kshite qenë i përfshirë në një incident të mëparshëm, dhe ia dha ato Jain-it për t’i rikrijuar.
Celulari i viktimës nuk është zhbllokuar ende. Jain i ka krijuar mostrat e të dhjetë gishtërinjve me anë të një printeri 3D, por po punon akoma në rafinimin e tyre kështu që gishtërinjtë plastikë me grimca metalike mund të lexohen nga skaneri i shenjave të gishtave njësoj si gishtat e vërtetë të njerëzve. të cilët janë më përçues.
Nëse kjo metodë do të funksionojë, do të na lërë të kuptojmë se sigurimi i pajisjeve tona me anë të shenjave të gishtave nuk funksionon më.
Në Tetor të 2014-ës, një gjykatë në Virxhinia dha vendimin se të dyshuarit mund t’i kërkohet zhbllokimi i smartphone-it të tij nëpërmjet shenjave të tij të gishtave. Ndërsa kodet PIN janë më të sigurt pasi Amendamenti i Pestë nuk i lejon agjencitë e qeverisë nuk mund t’ia kërkojnë këtë të fundit një personi.
Duhet që gjithashtu të kemi parasysh se celularët e kyçur me anë të shenjave të gishtave zakonisht kërkojnë një PIN që të zhbllokohen nëse nuk është përdorur gjatë 48 minutave të fundit, ose nëse është fikur dhe ndezur përsëri. Në të dyja rastet, shenjat e gishtave nuk ndihmojnë, pavarësisht se si merren ato.
Kjo çështje mund të vendosë gjithashtu edhe një precedencë për zbatimin e ligjit për të pasur akses në celularët e njerëzve më lehtë. Nëse një person arrestohet dhe celulari i tyre konfiskohet, atyre mund t’i kërkohet që të paraqesin një skanim të shenjave të gishtave, gjë kjo e cila do t’u mundësonte policëve rikrijimin e këtyre shenjave për të zhbllokuar celularët e tyre.
Duket se niveli i mbrojtjes së privatësisë sonë nga shenjat e gishtave apo kodet PIN është mjaft i ulët. Ajo çka na duket që këto të fundit të funksionojnë është transparenca dhe mbikëqyrja e mënyrës se si të dhënat tona dixhitale përdoren nga zyrtarët ligjorë dhe agjencitë qeveritare.