fbpx

Google do prezantojë një launcher të ri për pajisjet Nexus 2016

Google mund të lëshoj Android Nougat përpara lançimit të pajisjeve të reja Nexus, por kjo nuk do të thotë se me këtë lëshim po jep gjithë të mirat e saj. Një raport nga Android Police sugjeron se Google po ridizenjon plotësisht aplikacionin Launcher për pajisjet e tij të reja.

Ka disa ndryshime të dukshme. Së pari, Google po vret ikonën e launcher-it me këtë dizajn. Në vend që të shtypni butonin për të parë listën tuaj të aplikacioneve, juve tani do ju duhet të tërhiqni nga poshtë.

Gjesti i ri është i shënuar me një shigjetë të vogël të bardhë që tregon lart. Mungesa e ikonës së Launcher-it gjithashtu liron rreshtin e poshtëm për të mbajtur pesë aplikacione në vend të katër.

Gjithashtu nuk ka më shirit kërkimi si i parazgjedhur; në vend të kësaj ka një ‘G’ të cilin mjafton ta prekni lehtë për të filluar kërkimin.