Cili shtet ka më shumë domain të regjistruar?
Supefuqitë globale nuk vendosen nga numri i përdorimit të .domain-it të tyre, por nëse do të ishte kështu, bota do të dukej krejtësisht ndryshe.
Në mënyrë për ta shfaqur se si do të ishte, Nominet ka krijuar një hartë të re të botës ku shkalla është bazuar në numrin e domain-eve të regjistruar në atë shtet. Kjo do të thotë se shumica e shteteve duken të deformuar, disa vende të vogla janë gjigante, ndërsa disa vende gjigante janë të vogla.
Sh.B.A është shumë e vogël, ndërsa Kina, Gjermania, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar janë superfuqitë sunduese. Oh, po, dhe ajo forma e çuditshme e tokës pas Japonisë e cila ka në pronësi domain-in .tk.
.tk mund mos të jetë një domain i njohur por ka plot 31 milion website të regjistruar. Është në pronësi të një ishulli në Paqësor të quajtur Tokleau, i cili është territor i Zelandës së Re dhe ka vetëm 1,400 banorë.
Duke pasur parasysh se ka 30 milion domain-e të regjistruar, ju do të mendoni pse çdo person në atë ishull të vogël ka 22,300 adresa Web të regjistruara, por në fakt nuk është ashtu.
Në vitin 2000, një njeri i quajtur Joost Zuurbier krijoi Regjistrin e Lirë, i cili lejon çdokënd në çdo shtet përqark botës që të ketë në pronësi një domain .tk falas. I njohur tanimë si FreeNom, kompania shpërndan domain-e falas nga zyrat e saj qendrore në Holandë, si dhe në zyrat e tyre në Londër apo Palo Alto, por jo nga ishulli i vogël nga e kanë prejardhjen.
Pra, si përfiton ishulli nga kjo? Epo, duke qenë se domain-et janë falas, njerëzit thjeshtë i regjistrojnë por nuk i përdorin ato kurrë. Organizata e Zuurbie e përdor këtë avantazh për të vendosur reklama në to, dhe i jep një pjesë të të ardhurave popullit të Tokleau.
Në fakt, në 2012-ën përllogaritej se një e gjashta e GDP-së së shtetit vinte nga domain-et .tk.
Arsyeja se pse Amerika duket shumë e vogël në hartë krahasuar me vendet e tjera është sepse favorizon përdorimin e domain-eve .com, i cili nuk i është bashkangjitur asnjë shteti dhe kështu që nuk mund të llogaritet për asnjë në hartë. Në përgjithësi, .com i mund të gjithë me 123 milion adresa në Web të regjistruara.
Ndërsa po të hapni foton më sipër, do të shikoni se vendi ynë renditet i 40-i në Europë me plot 16,923 domain-e .al të regjistruara. Jo keq, ë?