Si të riktheni Firefox në gjendjen fillestare vetëm me një klikim
Ashtu siç rregullon shumë probleme ristartimi i kompjuterit tuaj, të njëjtën gjë bën edhe rikthimi i shfletuesit tuaj në gjendjen fillestare. Ja se si funksionon në Firefox.
Ndryshe nga Chrome, Firefox fsheh opsionin e rikthimit në gjendjen fillestare në një vend të papritur. Nuk do e shihni tek menuja e Preferencave në Firefox, i cili është ndoshta vendi ku ju prisni t’a gjeni atë. Në vend të kësaj, ju do e gjeni atë nën Help > Troubleshooting Information, ku më pas do vini re butonin ‘Refresh Firefox’.
Klikimi mbi butonin ‘Refresh Firefox’, do e rikthej shfletuesin Firefox në gjendjen që ishte kur e keni instaluar atë për herë të parë. Besoj se e dini se çfarë do të thotë kjo, apo jo? Në këtë rast do i thoni lamtumirë të gjitha ndryshimeve dhe preferencave që keni bërë në Firefox dhe do t’ju duhet t’ja filloni nga e para.
Kjo do të thotë që do ju duhet të instaloni nga e para, temat (nëse keni pasur), shtojcat, konfigurimet e ndryshme etj. Theksoj që Firefox do përpiqet të mbaj të pa prekur historinë tuaj, bookmarks, cookies, dhe të dhëna të tjera në momentin kur keni perfomuar një zgjedhje të tillë.
Gjbiteam.com ju rekomandon që rikthimi në gjendjen fillestare të jetë opsioni juaj i fundit. Nëse keni nevojë për të rregulluar diçka që nuk shkon në shfletuesin tuaj, së pari provoni hapni Firefox në Safe Mode.
Opsioni Safe Mode rinis Firefox me parametra të kufizuar, duke bllokuar të gjitha shtojcat dhe duke fikur disa cilësime. Ky opsion ju’a bën më të lehtë për të kuptuar se ku qëndron problemi. Duke aktivizuar shtojcat një nga një, ju do të jeni në gjendje të vëzhgoni sjelljen e tyre dhe në këtë mënyrë të identifikoni shkaktarin e problemeve.
Rikthmi i Firefox në gjendjen fillestare mund të jetë mjaft i përshtatshëm, nëse ju doni të rregulloni performancën e shfletuesit.