Bitdefender Adware Removal Tool për Windows
Jo shumë kohë më parë, shkarkimi dhe instalimi i programeve falas në ueb ishte diçka e lehtë. Ndërsa është e lehtë edhe sot të gjesh programe falas, është e vështirë që të gjesh programe të cilët nuk të ofrojnë të instalosh një tjetër program të padëshirueshëm apo aduere gjatë instalimit të produktit.
Shumica e përdoruesve të PC-së shpesh instalojnë aduere dhe toolbar-e në shfletues pa dijeninë e tyre. Edhe pse shumica e aduerëve dhe e toolbar-ëve nuk janë aq të rrezikshme sa viruset ose maluerët, këto programe aduere-sh/plugins dëmtojnë experiencën tuaj të shfletimit nga shfaqja e pop-ups, linqeve tekst, apo banerave të reklamave. Më e rëndësishmja është se programet aduere mbledhin informacione personale në mënyrë që të shfaqin reklama të shënjestruara.
Ndërsa shumë Antivirus softuere për Windows janë të aftë të zbulojn dhe largojn aduer, jo të gjithë mund ta bëjë këtë punë. Nëse shihni shpesh të tilla reklama në faqen kryesore të shfletuesit tuaj, është një ide e mirë të provoni programin pa pagesë Bitdefender Adware Removal Tool në kompjuterin tuaj.
Bitdefender Adware Removal Tool për Windows
Bitdefender Adware Removal Tool për PC është një program pa pagesë projektuar për të ndihmuar përdoruesit e Windows 10 dhe atyre të versioneve të mëparshme që të gjejnë lehtë dhe të heqin aduere dhe toolbar-e të padëshiruar nga shfletuesi/kompjuteri i tyre.
Ky program gjithashtu mund të përdoret për të skanuar dhe hequr keylogger-at të cilët janë mjete që regjistrojn atë çfarë shtyp një përdorues në tastierë.
Bitdefender Adware Removal Tool është një program që vjen vetëm dhe nuk kërkon instalim. E gjitha çfarë ju duhet të bëni është t’a shkarkoni dhe hapni programin.
Përdorimi i Bitdefender Adware Removal Tool në Windows
Hapi 1: Vizitoni këtë faqe të Bitdefender, dhe shkarko Adware Removal Tool. Madhësia e programit është rreth 50 MB. Programi është kompatibël me të dy llojet e Windows, 32-bit dhe 64-bit.
Hapi 2: Klikoni dy herë mbi Bitdefender Adware Removal Tool për të hapur programin. Siç u përmend më parë, ky është një program portativ, dhe funksionon pa instalim.
Pranoni marrëveshjen e liçencës në mënyrë që të vazhdoni përdorimin e programit.
Hapi 3: Pas hapjes së programit për herë të parë, ai automatikisht do filloj skanimin e PC-së tuaj për aduere, plugins dhe toolbar-e. Në varësi të numrit të programeve të instaluar, Adware Removal Tool mund të marrë kohë disa minuta deri në një orë për të përfunduar skanimin. Në kompjuterin tim, skanimi mori më pak se 10 minuta kohë.
Hapi 4: Mbasi skanimi të përfundoj, do të shfaq të gjitha programet e padëshiruara që ka gjetur në kompjuterin tuaj.
Hapi 5: Për të hequr programin e padëshiruar, thjesht zgjidhni programin në listë, dhe pastaj klikoni butonin Remove.
Nëse programi i zgjedhur i padëshiruar nuk mund të hiqet, programi do t’ju kërkojë që të ristartoni PC-në tuaj në mënyrë që të heqë këtë program gjatë momentin kur bën boot.
Dhe nëse nuk ka programe të padëshiruar të instaluar në kompjuterin tuaj, ju do të shihni mesazhin i cili thotë që “Nuk u gjet asnjë program i padëshiruar”.
Nëse njihni ju ndonjë program tjetër i cili shërben për heqjen e aduer-ëve dhe programeve të tjera të padëshiruara, ju lutem na i tregoni ato me anë të komenteve më poshtë.