Google Play Store po teston madhësinë e skedës së aplikacioneve.
Nëse po përpiqeni të jeni të vetdijshëm për madhësinë e hapësirës të pajisjes suaj, PlayStore nuk j’ua bën këtë më të lehtë. Për të parë madhësinë e një aplikacioni, do iu duhet të shkoni deri në faqen e aplikacionit, të prekni “Lexo më shumë” tek përshkrimi dhe të zbrisni deri poshtë në fund. Kjo nuk është dhe aq intuitive por që mesa duket, Google po përpiqet t’a rregullojë.
Google Play Store po teston një server kompleks i cili tregon madhësinë e aplikacionit pothuajse në çdo faqe të PlayStore. Screenshotet që po ju paraqesim tregojnë madhësinë e shkarkimit në anën e djathtë tek të gjitha kartat e aplikacioneve, në ekranin e përditësimeve, tek Aplikacionet e mia dhe tek Top Charts.
Përfundimisht, është një ndryshim i vogël por i mirëpritur. Është një ndryshim që vjen me kalimin e kohës kështu që nuk keni pse ta hidhni “me forcë” në telefonin tuaj (siç është shkarkimi i një APK-je). Por, mundet edhe të jetë thjesht një veçori testuese e Google e të mos vihet kurrë në veprim.