Si të shtoni disa llogari në Instagram

Instagram është një nga rrjetet sociale më të njohura për të ndarë fotot online. Aplikacioni është në dispozicion për iOS, Android dhe Windows Phone gjithashtu. Fillimisht aplikacioni lejonte përdoruesit të hynin me një llogari të vetme. Pra, në rast se kishit disa llogari, nuk mund t’i menaxhonit dot nga një pajisje e vetme.

Tani, Instagram ka sjell një përditësim të ri ku ju mund të shtoni llogari të shumëfishta. Pra, nëse ju keni disa llogari, mund të hyni me këto llogari dhe më pas të postoni imazhe dhe video, siç keni bërë gjithmonë.

Për të shtuar disa llogari, fillimisht duhet të hapni aplikacionin Instagram dhe më pas të navigoni tek Settings. Në aplikacionin Android, hapni profilin tuaj dhe shtypni tre pikat në krye. Në iPhone, hapni profilin tuaj dhe klikoni ikonën Settings në krye.

Uluni poshtë në menunë Settings dhe në fund do të shihni opsionin Add Account, shtypni opsionin dhe do ju shfaqet faqja e Instagram për të hyrë në llogari.

Llogari të shumëfishta

Ikona e profilit poshtë do të shfaqet me foton e llogarisë aktive tani. Mund të kaloni nga njëra llogari tek tjetra shumë thjeshtë. Për momentin mund të vendosni deri në 5 llogari.