Rrjedhjet më të fundit zbulojnë ngjyrat për Galaxy S7, S7 edge

Jemi më pak se një javë larg eventit që do mbajë Samsung tek Kongresi Botëror Mobile, ku kompania pritet të zbulojë Galaxy S7 dhe Galaxy S7 edge. Kemi mësuar shumë nga rrjedhjet ndaj këtyre dy telefonave gjatë muajit të fundit dhe rrjedhja me fundit ka zbuluar opsionet e ngjyrave që me shumë mundësi do të shohim tek flagship-ët e këtij viti.

Galaxy S7
Galaxy S7

Nga imazhet, duket se Galaxy S7 edge do të ofrohet në të zezë, argjendi dhe ari, ndërsa Galaxy S7 mund të jetë në dispozicion në dy variante ari dhe zi, të paktën fillimisht. Nuk duket se do të shohim këtë herë ngjyrat blu apo të gjelbër. Pamjet gjithashtu tregojn pjesën mbrapa të harkuar, e cila përflitet se do ketë një bateri konsiderueshëm të madhe. Rrjedhjet të tjera sugjerojnë një ekran 5.1-inç për Galaxy S7, dhe një ekran 5.5-inç për S7 edge.