uBlock Origin në dispozicion për Microsoft Edge
uBlock Origin është një bllokues reklamash shumë i njohur në Google Chrome, dhe sot, më në fund kjo shtojcë është në dizpozicion për përdoruesit e Microsoft Edge në Windows 10.
uBlock Origin në Microsoft Edge përfshin të gjitha tiparet që janë në dispozicion dhe tek shtojca në Google Chrome – përdoruesit lehtë mund të vendosin në listën e bardhë disa website, të menaxhojnë se cila filtrat do përdoren për bllokimin e reklamave, të shtojn filtrat dhe rregullat e tyre, dhe shumë më tepër. Shtojca është aktualisht në preview, dhe sigurisht ka disa probleme që priten – megjithatë, në qoftë se ju gjeni ndonjë problem në lidhje me të, sigurohuni që ta raportoni.
Në rast se pyesni, uBlock Origin preferohet nga shumë përdorues për shkak se është shumë i lehtë në krahasim me bllokuesit e tjerë të reklamave si Adblock ose Adblock Plus. uBlock Origin është në dispozicion falas në Windows Store, dhe ju mund ta shkarkoni duke klikuar tek linku më poshtë. Mbani mend se shtojcat për Microsoft Edge janë në dispozicion vetëm për përdoruesit e Windows 10 Anniversary Update (versioni 1607). Nëse ju jeni në një version më të vjetër, do ju duhet ta përditësoni atë në mënyrë që të provoni uBlock Origin së bashku me shtojcat e tjera Edge.
Cilin nga bllokuesit e reklamave përdorni në shfletuesin tuaj, Adblock, Adblock Plus apo uBlock Origin?
[button link=”https://www.microsoft.com/en-nz/store/p/ublock-origin/9nblggh444l4″ icon=”download”]uBlock Origin[/button]