Skanimi i trurit, mund të jetë fjalëkalimi më i ri
Një sistem i ri do të lërë mënjanë shenjat e gishtërinjve dhe njohjen e fytyrës, dhe do të fillojë të skanojë trurin për një identifikim pozitiv. Duke përdorur imazhin e trurit dhe një seri fjalësh dhe imazhesh, do të skanojë mendjen tuaj për të kuptuar nëse jeni me të vërtetë ju.
Njohja e fytyrës tingëllon ëmbël në teori, por në praktikë ajo ka disa probleme. Ajo kërkon pajisje me kualitet të lartë, pra një kamera shumë të mirë në laptop. Në të njëjtën kohë, mund të jetë shumë e thjeshtë për t’u mashtruar. Nëse është apo jo një valë e së ardhmes për konsumatorët e elektronikës, tani ka një konkurrent. Universiteti Binghamton ka arritur të krijojë një sistem identifikimi biometrik, i cili skanon trurin tuaj për të kuptuar nëse jeni të vërtetë ju.
Procesi përfshin vendosjen në kokë të kapuçit electroencephalogram (EEG) dhe shikimin e një serie prej 500 imazhesh, duke përfshirë fjalë, fytyra të presonave të famshëm, dhe foto të thjeshta. Çdo imazh shfaqet në ekran për vetëm gjysëm sekondi. EEG-ja monitoron reagimin tuaj ndaj tyre, dhe i kontrollon ato kundër reagimeve ekzistuese. Nëse një imazh blete shfaqet në ekran, një person i cili është tepër alergjik ndaj tyre me shumë mundësi do të ketë një reagim ndryshe nga një person i cili i mban bletët dhe kujdeset për to. Dhe kur numri i imazheve dhe i reagimeve shtohet, shanset për t’u hequr si dikush tjetër, ulen.
Një test i hershëm identifikoi pozitivisht një person nga një grup prej 32 vetësh, me një saktësi 82-97 përqind. Por tani pajisja mund të identifikojë një person nga 30 veta me një saktësi prej 100 për qind.
Nëse shkalla e suksesit vazhdon, për një grup më të gjerë njerëzish, kjo duket si një mundësi e madhe për sistemet e sigurisë. Ana negative e këtij proçesi është se merr shumë kohë. Por është një zhvillim interesant sa i përket biometrikës dhe do dëshironim të shihnim në të ardhmen se si njerëzit do të mundohen ta hack-ojnë.