Microsoft është duke zhvilluar një softuer që konverton telefonët Android në Windows 10

Ditën e sotme, Microsoft publikoi një informacion tepër interesant përkrah konfirmimit të lançimit të Windows 10 këtë verë. Në fund të deklaratës për Windows 10, kompania me bazë në Redmond deklaroi se ishte duke testuar sistemin operativ Windows 10 në përdorim në një smartfon Android, përkatësisht Xiaomi Mi 4. Kjo është një iniciativë, nuk bëhet fjalë për një bashkpunim mes dy kompanive, e cila demostron akoma më shumë qëllimin e Microsoft për tu shëndrruar në një platformë akoma më të gjerë.

Asnjë nga dy kompanitë nuk bëri të ditur detaje mbi këtë çështje por TechCrunch ka arritur në përfundimin se bëhet fjalë për një përdorimin të Windows 10 dhe në smartfonat Android në formën e një sistemi operativ mëse normal. Duhet të themi se ky softuer nuk ofron një opsion dual boot. Bëhet fjalë për një ROM, të bazuar në Windows që operon në pjesën më të madhe si softueri i Cyanogen. Ky ROM është dizenjuar për të kaluar përtej aplikacioneve Android dhe ka si qëllim të ofrojë një eksperiencë Windows në smartfonat Android.

Ky është një koncept tepër i fuqishëm dhe mos u habisni nëse mësoni se Microsoft është duke testuar në Kinë, ku konsumatorët janë tepër të lidhur me ROM. Microsoft sigurisht që duhet të ketë një plan madhështor në mendje. Disponueshmëria e këtij softueri në platforma të ndryshme pajisjesh do të thotë hyrjen në një etapë të re. Shumë shpejt Microsoft do të publikojë informacione të reja mbi këtë çështje. Është krijuar një grup i veçantë pune që merret posaçërisht me këtë gjë. Audienca e Xiaomi është ideale për një projekt të tillë pilot.

Kjo mund të jetë një ide e mirë por adoptimi i Android ROM në Kinë nuk është dicka e thjeshtë. Për sa i përket Xiaomit,njerëzit janë të prirur drejt idesë se kjo është në kundërshtim me Google pasi ajo nuk ofron shërbimet e kompanisë së SHBA-së në platformën e saj MIUI në Kinë. Komenti këmbëngulës i Xiaomi thotë se përfshirja e tij në Windows 10, nuk është partneritet i lidhur së fundmi dhe kjo mbështetet dhe nga shpjegimin i Hugo Barras, thjesht Xiaomi po i ofron përdoruesve një ROM të ri.