Starton gara e Albanian ICT Awards
Albania ICT çeli këtë të enjte edicionin e katërt të çmimeve në fushën kombëtare të teknologjisë dhe informacionit.
“ICT Awards” ka prezantuar nismën që organizohet një herë në vit dhe që do të kulmojë në datën 29 prill me dhënien e 7 çmimeve në kategori të ndryshme në fushën e teknologjisë dhe informacionit.
“ICT Awards” fton të marrin pjesë të gjithë ata kandidatë shqiptarë, pavarësisht vendit ku jetojnë dhe punojnë që kanë zhvilluar ose publikuar një projekt apo aplikacion gjatë vitit 2015, në njërën nga këto 7 kategori.
Partneriteti i zgjeruar i këtij evenimenti do të mbështesë realizimin e projekteve apo aplikacioneve të cilat do të shpallen fituese nga juria. Projekti synon identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar, udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziastë në fushën e ICT-së.
Organizatorët thonë se edhe këtë vit do të jepen çmimet në 5 kategori: Inovacioni i Vitit, Mobiliteti i Vitit, Diploma e Vitit, Ylli në ngritje dhe Shërbimi Publik më i mirë i Vitit, ndërsa dy kategoritë shtesë Akademiku i Vitit dhe Femra e Vitit do të votohen nga anëtarët e Jurisë. Ky aktivitet i praprin dhjetërave takimeve të cilat do të organizohen në kuadër të konkursit për të dërguar mesazhin e Albanian ICT Awards në çdo trevë shqiptare. Entuziasmi dhe suksesi i ushqyer nga partneriteti në rritje do të kulmojë në Mbrëmjen tradionale Gala që mbyll dhe garën për çmimet ICT Awards.
(nëpërmjet TopChannel)