fbpx

Twitter mund të lançojë kohështrirjen e tij të re si të Facebook javën tjetër

Ndryshimi më i debatuar i “Twitter”-it mund të jetë shumë më ndryshe nga ç’mund t’a kishim imagjinuar.

Kompania po planifikon të lançojë një version të ridizenjuar të kohështrirjes së saj në të ardhmen e afërt, mundësisht javën tjetër, raporton BuzzFeed.

E ardhmja, me të cilën Twitter-i ka eksperimentuar për ca kohë, përdor një algoritëm që të vendosë radhën e tweet-eve ndryshe nga radha kundra kronologjike. Burimet për GJBITeam thonë se kompania ka punuar për të provuar këtë karakteristikë të re, por megjithatë akoma nuk dihej kohe se kur ky ndryshim do të lançohej.

Një zëdhënës i Twitter-it i ka kundërshtuar të komentojë mbi këtë raport të Premten, por Twitteri e ka përmendur shumë herë faktin se mund të ndryshojë formatin e kohështrirjes. CEO i Twitter-it Jack Dorsey ka thënë se kompania “do të vazhdonte t’a vinte në pikëpyetje faktin nëse do të vazhdonin të përdornin kohështrirjen me kornologji të kundërt” gjatë konferencës Q2 për fitimet e Twitter-it vitin e shkuar. Ish shefi i produktit të kompanisë, Kevin Weil gjithashtu e la të kuptohej këtë ndryshim.

“Ekipet e prodhimit vazhdojnë të sfidojnë besimin e tyre… duke ndryshuar nga kohështrirja me kronologji të kundërt në një botë ku ne provojmë dhe ju shfaqim ju ndodhitë më interesante, më të përshtatshme dhe më të rëndësishme që po ndodhin në botën tënde në momentin që hap Twitter-in; kjo është një shembull e pyetjes që ju duhet t’i bëni besimeve tuaja kryesore,” tha Kevin Weil.

Twitter-i gjithashtu mund të zgjedhë t’a bëjë algoritmin e kohështrirjes të zgjedhshëm nga përdoruesi, siç u sugjeroi të Premten drejtori i lajmeve të “NBC”, sipas raportimeve nga GJBITeam:

Burime nga Twitter më thonë që algoritmet janë rreptësisht të zgjedhur.
— Josh Sternberg (@joshsternberg) 6 Shkurt 2016

Teksa Twitter-i vazhdon të përballet me rritjen e numrit të përdoruesve, shërbimi i kompanisë me kohështrirjen e tweet-eve me radhë të kundërt kronologjike është cituar si një karakteristikë që mund t’i hutojë përdoruesit e rinj. Duke u ndërruar në një sistem të bazuar në algoritëm, si i Facebook-ut, mund t’i bëjë eksperiencat e tyre në këtë rrjet social më të afruara.

Por sigurisht, siç ndodh me pothuajse çdo ndryshim, përdoruesit e Twitter-it nuk janë të kënaqur me lajmet e reja.

Jo për t’a katastrofizuar, por kohështrirja algoritmike do t’a vrasë Twitter-in se ne e dimë. Ka qenë shumë qejf, njerëz.
— Josh Helfferich (@JoshHelfferich) 6 Shkurt 2016

sinqerisht @twitter, nëse e heq këtë kohështrirje, unë kurrë më nuk do ta përdor shërbimin tënd.
— emily steers (@emilysteers) 6 Shkurt 2016

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.