Sulmet jo-maluerë janë një problem shumë i madh
Sulmet jo-maluerë janë një kërcënim më i madh se sulmet maluerë, sipas një raporti të ri nga Carbon Black. Duke marrë opinionin e më shumë se 400 studiuesve kibernetik, 93 për qind nuk u pajtuan me idenë se sulmet maluerë janë një problem i madh. Pothuajse dy të tretat (64 për qind) e të anketuarve thanë se ata kanë vënë re një rritje në sulmet jo-maluerë vitin e kaluar.
Raporti gjithashtu pohon se Inteligjenca Artificiale (IA) është aktualisht në “fazat e sapolindjes” së tij, dhe ende nuk është e aftë për të zëvendësuar njeriun në kibernetikë. Pothuajse nëntë në dhjetë (87 përqind) kanë thënë se do u duhet më shumë se tre vjet para se Ata të fillojnë të besojnë IA në lidhje me vendimet kibernetike.
Tre të katërtat (74 për qind) besojnë se zgjidhjet që vijnë nga AI kanë ende të meta, dhe 70 për qind janë konfident se zgjidhjet që vijnë nga kompjuterat (IA) mund që fare thjeshtë të anashkalohen nga sulmuesit.
“Bazuar në atë se si studiuesit kibernetikë perceptojnë zgjidhjet aktuale të sigurisë nga AI, shprehen se kibernetika është ende një betejë e “njeriut kundër njeriut “” tha bashkë-themeluesi dhe Drejtori i Teknologjisë të Carbon Black, Michael Viscuso.