fbpx

Shkenctarët kanë shpikur një bateri e cila mund të punojë për një dekadë pa degraduar

Degradimi i ruajtjes së energjisë në bateritë e rikarikueshme është një problem mjaft serioz. Por kësaj radhe, hulumtuesit në Harvard kanë zhvilluar një teknologji të re baterie duke përdorur pak magji në kimi për të krijuar një burim energjie të rikarikueshëm i cili mund të zgjas për shumë vite me shumë pak mirëmbajtje.

Teknologjia e zhvilluar rishtazi është përdorur në atë që quhet “bateri rrjedhëse.” Bateritë rrjedhëse shfrytëzojnë këmbimin e joneve midis dy lëngjeve për të siguruar rrymë elektrike. Eshtë fleksibël, sistem i adaptueshëm që përdoret në shumë aplikime, por ka prirje të degradojë me kalimin e kohës prandaj dhe kërkon mirëmbajtje të rregullt.

Ekipi hulumtues ka bërë disa përpunime në strukturat e elektroliteve të përdorura në këto lloje baterish dhe kanë qenë të suksesshëm në tretjen e tyre në ujë. Kjo do të thotë se bateritë mund të mbushen me ujë neutral së bashku me elektrolitet e përpunuara, në vend të një substancë gërryese ose toksike, dhe bateritë rezultuese nuk janë vetëm më të sigurtë, por edhe më të lirë për tu prodhuar.

Ekipi ishte në gjendje të demostrojë se edhe pas 1,000 cikleve të plota, bateritë kishin humbur vetëm afërsisht 1% të kapacitetit të përgjithshëm. Kjo është një sasi e ulët degradimi krahasuar me shumicën e baterive litium, të cilat fillojnë dukshëm të degradohen pas vetëm disa qindra ciklesh. Në fakt, edhe Apple i konsideron bateritë e veta MacBook të “konsumohen” pas 1000 cikleve.