fbpx

5 kompanitë teknologjike të cilat kishin një vit të mirë në 2016-n

Ndërkohë që sapo kemi hyrë në vitin 2017, është e rëndësishme të kthehemi mbrapa dhe të reflektojmë në të gjithë progresin që kemi arritur në këto 12 muajt e fundit.

Në një vit me plot prezantime dhe lançime emocionuese, vetëm një pjesë e vogël e kompanive arritën të tërheqin vëmendjen e admiruesve të teknologjisë në të gjithë globin. Kjo është një përmbledhje e jona e kompanive më me ndikim për vitin 2016.

Apple

Për shumë fansa të Apple, 2016-ta do të mbahet mend si viti në të cilin Apple hoqi dorë nga porta e kufjeve.

Në Shtator, Cupertino konfirmoi muaj spekulimesh kur prezantoj iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, duke sjellë kështu një kamera me aftësi shumë të mirë, rezistencën ndaj ujit dhe altoparlant fantastikë, por ajo çfarë zhgënjeu të gjithë, ishte heqja e portës standarde të kufjeve. Si alternativë, krijuesi i iPhone prezantoj kufjet AirPods pa tel.

Duke vazhduar gati me të gjithë heqjen e portave standarde në favor të portës USB-C, Apple prezantoi MacBook Pro-në e ri i cili sillte një Touch Bar inovativ.

Por pavarësisht kritikave, sipas raporteve, Apple ka mbyllur një tjetër vit fenomenal sa i përket shitjeve në të dy tregjet si atë të laptopëve gjithashtu dhe në atë mobile, duke mos harruar të përmendim dhe mbi 20 milion abonentë në shërbimin e tij të muzikës, Apple Music.

Alphabet

Alphabet shpalosi një plan ambicioz për pjesën e mbetur të vitit 2016 në konferencën e tij Google I/O, e cila u organizua në fillim të muajit Maj.

Gjiganti i motorit të kërkimit mbajti premtimet e veta, duke bërë përparim në të gjitha frontet me prezantimet e tij në të dy departamentet, atë të harduerë dhe softuerë.

Me prezantimin e shumë pritur të Android Nougat në Gusht, një muaj më vonë erdhi dhe lançimi i aplikacionit të mesazheve për mobile, Allo, i cili gjithashtu prezantoj formalisht Asistentin e tij inteligjent.

Por “armët më të mëdha” erdhën kur Google prezantoi harduerët e tij #madebygoogle në eventin që ky i fundit mbajti në Tetor.

Së bashku me transmetuesin 4K Chromecast Ultra dhe routerin e tij Google WiFi, kompania lançoi pajisjen e tij të re dhe të përmirësuar Daydream VR dhe gjithashtu pajisjen e tij të zgjuar për shtëpi të quajtur Google Home.

Sigurisht, ajo çfarë mori vëmendjen kryesore ishte prezantimi i smartfonëve të rinj Pixel dhe Pixel XL, duke e lënë pas krahëve markën Nexus. Ndërtuar nga HTC, pajisja menjëherë fitoj pëlqimin e admiruesve të teknologjisë me dizajnin e tij të mrekullueshëm, performancën e mirë, ekranin e pastër dhe kamerën me aftësi spektakolare.

Duke përmbledhur të gjitha këto, Google së fundmi arriti dhe një tjetër sukses të madh. Sipas raportimeve, Android tashmë ka tejkaluar 87.5 përqind të tregut mobile të smartfonëve, që do të thotë se ndër 10 pajisje mobile, 9 punojnë me Android si sistem operimi.

Microsoft

Për Microsoft, 2016-ta ishte për t’u mundësuar njerëzve lidhjen dhe krijimin.

Në Tetor të vitit të kaluar, kompania organizoi eventin në lidhje me Windows 10, ku përveç se prezantoi përditësimin e madh “Creator Update” që do të vijë këtë vit, gjithashtu na njohu me një seri mjetesh, duke përfshirë edhe aplikacionin me pamje krejtësisht të re Paint 3D si dhe platformën krijuese Remix3D.

Por më shumë, krijuesi i Windows na ngacmoi me një linjë të re produktesh harduer.

Kompania zbuloi Surface Book, i cili sillte grafikisht performancë të lartë si dhe një bateri që zgjaste mbi 16 orë. Gjithashtu tregoi se më në fund po bëhet më serioz në lidhje me realitetin virtual me një pamje paraprake të pajisjes të tij VR.

Por vëmendjen më të madhe në eventin e Windows 10 padyshim e mori prezantimi i kompjuterit të parë desktop, Surface Studio. I ngjashëm me iMac, pajisja është një kompjuter i tëri në një, me një dizajn të mahnitshëm i cili mban të gjithë komponentët e tij në një bazë të vetme.

Amazon

Duke marrë parasysh suksesin e papritur të folësit të tij të zgjuar Echo, vitin që kaloi Amazon vazhdoi të zgjerojë atë çfarë kishte për të ofruar Echo, duke prezantuar kështu dhe një sërë aftësisht të reja për Alexa.

Gjiganti e-commerce gjithashtu në Tetor lançoj shërbimin e muzikës Amazon Music Unlimited duke rivalizuar kështu Spotify dhe Apple Music, muajin e kaluar zbuloi dhe shërbimin e videove Amazon Prime Video i cili po lançohet globalisht duke luftuar kështu kokë më kokë me Netflix.

Sigurisht nuk mund të harronim pa përmendur dhe eksperimentin e parë të dyqaneve pa pagesë “Amazon Go”. Me fjalë të thjeshta, ky sistem kërkon një aplikacion që falë telefonave inteligjentë komunikon me sistemin operativ që regjistron produktet e blera dhe e bën pagesën në mënyrë automatike, teksa klienti ka dalë nga dyqani.

Zhvillimi i teknologjisë u mundëson të gjithë qytetarëve të çmendur pas pazarit, që të blejnë çdo gjë që u duhet, duke shmangur radhët te pagesa e arkës, madje edhe pa paguar fare.

Nintendo

Në Mars të vitit 2016, legjenda e krijimit të lojërave më në fund bëri përpjekjen e parë në futjen e lojërave për smartfonë me lançimin e aplikacionit Miitomo, i cili provoi se ishte një sukses i menjëhershëm, duke arritur kështu mbi 10 milion shkarkime në mbarë botën.

Super Mario Run

Por ajo çfarë bëri bujë ishte kur krijuesi i lojërave lëshoi bombën duke njoftuar ardhjen e lojës legjendare Super Mario për iOS dhe Android por me një emër të ri, Super Mario Run.

Po për ju, çfarë kompanish mendoni se kanë pasur impakt të fortë në 2016-n? Na tregoni me anë të komenteve më poshtë.